Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse jemi kundër këtij regjistrimi?
English

Pse jemi kundër këtij regjistrimi?

Nga Shpëtim Idrizi

Projektligji për të ashtuqua jturin census synon të rregullojë një moment mjaft të rëndësishëm që lidhet me shtetin, siç është popullsia, element thelbësor i ekzistencës së shtetit. Në këtë kuptim, ai ka domosdoshmërisht implikime politike, kushtetuese etj. Në të vërtetë, ai është dhe duhet të jetë vetëm një hallkë në një proces kaq të rëndësishëm, siç është identifikimi i përbërësve të popullsisë sonë kombëtare. Procesi identifikues në të vërtetë do të duhet të parashikojë ligje dhe akte të tjerë rregullativë, që të konsiderohet i plotë. Për shkak të rëndësisë që ka momenti që synohet të rregullohet me këtë ligj, edhe periudha që i ka paraprirë miratimit të projektligjit ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ky proces realisht ka qenë i paqartë, jo transparent dhe ndonjëherë provokativ: ka pasur batuta joserioze prej ministrit të ngarkuar me këtë çështje. Procesi në fjalë duhet të kishte përfshirjen e grupeve të interesit dhe do të duhej të merrte më seriozisht vërejtjet e bëra nga intelektualë apo figura të rëndësishme të jetës publike në vend. Thënë këtë, duhet nënvizuar se edhe ndonjë grup interesi, për t’u vlerësuar për iniciativën e vet në këtë proces, mund ta kishte bërë më transparent qëndrimin e vetë, d.m.th.; ne do të duhej ta dinim prej kohësh pozicionin e tij në lidhje me këtë ligj. Dikush, përfshirë dhe titullarin e procesit, do të thoshte se projektligji nuk përmban asgjëkundi referenca etnike dhe fetare. Për këtë shkak, do të duhet supozuar- po ndjek logjikën e tij- se edhe reagimet kanë qenë të papërshtatshme. Të shpërpjesëtuara!? Do të doja të shtroja pyetjen: nëse do të ishte kështu, cila është arsyeja pse zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë greke kanë reaguar pa asnjëlloj kompleksi, duke ju imponuar qeverisë shqiptare që ta kryejë këtë proces duke etiketuar faktorë të shoqërisë sonë, në një mënyrë ose në një tjetër? Përgjigja është se projektligji, censusi, që synon të realizohet nëpërmjet tij, ka implikime ndërkombëtare. D.m.th., rezultati i censusit, sado me natyrë statistikore të jetë, sado të nënvlerësohet prej propozuesit të këtij ligji, do të prodhonte implikime ndërkombëtare. Shteti fqinj apo shtete të tjerë të rajonit e kanë shprehur interesimin për këtë proces ndaj me të drejtë dhe intelektualë të shquar prej kohësh kanë tërhequr vëmendjen në nevojën e një procesi të drejtë, transparent, kushtetues etj. Ky projektligj ka probleme të mëdha të krijuar prej mungesës së qartësisë që i ka paraprirë miratimit të tij apo shqyrtimit të tij në Kuvend. Projektligji do të duhej ta sqaronte konceptin e vetëdeklarimit. Nga ndonjë parti që nuk guxon të identifikohet si parti e minoritetit grek apo ndonjë përfaqësues i këtij minoriteti, në mënyrë spekulative flitet për “të drejtë të vetëdeklarimit”, si e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 20 të Kushtetutës sonë. Jo! Ai nen duhet lexuar integralisht. Në paragrafin e parë ai flet për elementë objektivë të një grupi etnik apo një pakice. Pra, flet për ato grupe etnike të njohura objektivisht, të vërtetuara shtetërisht se janë të tillë. Dhe në paragrafin dy të nenit 20 flitet për “shprehjen e lirë të përkatësisë etnike” si element subjektiv. Por, dhe koncepti “shprehje” nuk është baras me vetëdeklarimin e thjeshtë të dikujt në arbitraritet të plotë: unë jam amerikan apo francez. Shprehje, edhe në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, është pasqyrim i diçkaje reale, objektive. Jo subjektivitet, jo arbitraritet i dikujt që për arsye ekonomike dëshiron të deklarohet se i përket një kombësie apo një tjetre. Për më shumë nuk mund të legjitimojmë deklarimin subjektiv apo arbitrar para dikujt, një personi sidokudo të trajnuar prej INSTAT-it, dhe jo para autoritetit të gjendjes civile që mban përgjegjësi ligjore për deklarime të rreme apo pranim deklarimesh të rreme. Ne mund ta pranojmë se regjistrimi civil ka probleme saktësie, për shkak se shumë njerëz në kohën e regjimit të Enver Hoxhës nuk kanë pasur kurajë të deklarojnë origjinën e tyre etnike dhe aq më tepër fetare. Por, sot të gjithë e pranojnë se kjo frikë nuk duhet të ekzistojë. Atëherë, regjistrimi i vërtetë duhet të kryhet tek autoriteti i gjendjes civile. Faktet e deklaruara dhe të vërtetuara prej tij i mbesin të vërtetës.

PËR NJË PROCES KUSHTETUES

Për të gjithë këto arsye, puna e Komisionit Qendror të Regjistrimit, një ligj eventual mbi përkatësinë etnike apo kombësinë, marrim edhe modelin grek të Ligjit të Kombësisë miratuar vetëm në vitin 2001, synojnë dhe duhet të synojnë kah përputhja e bazës ligjore me Kushtetutën. Më konkretisht, ne duhet të përputhim ligjin apo dhe ligjet e tjera të korpusit që ne propozojmë me këto nene të Kushtetutës: me nenin 3, pjesë e parimeve themelore mbi nevojën e ruajtjes së bashkëjetesës fetare dhe asaj me pakicat; me nenin 10 që sanksionon laicitetin e shtetit dhe pavarësinë e komuniteteve fetare nga shteti; me nenin 20 që sanksionon të drejtat e pakicave objektivisht të pranuara si të tilla për të zhvilluar identitetin e vet; me nenin 24, paragrafi 3, që ndalon detyrimin e dikujt për të bërë publik besimin e tij etj. A e shikoni sesa delikat është miratimi i një ligji të tillë dhe pse ne nuk duhet të ngutemi në procese, të cilat në fund të fundit kërcënojnë në afat të gjatë dhe unitaritetin e shtetit, një parim i rëndësishëm kushtetues ky i parashikuar në nenin 1? Procesi i regjistrimit të popullsisë, siç e quajnë grekët, apo i censusit, siç e quajmë ne, është funksion i kohës dhe i hapësirës. Në kohë të ndryshme kur popuj të caktuar i nënshtrohen proceseve të caktuar historikë, zhvillohen procese sipas parimesh të ndryshëm. Tjetër është procesi i 1989-s, tjetër i 2001-shit, tjetër ky i 2011-s. Në hapësira të ndryshme gjeografike kemi parime të ndryshme të zhvillimit të procesit. Ndryshe e zhvillojnë vende lindore që vijnë prej prishjes së federatave, ndryshe vende që mbeten federata, ndryshe vende që janë monoetnikë. Ky është shkaku pse sot nuk kemi parime të njëjta të procesit të regjistrimit, i cili është zhvilluar dhe zhvillohet ndryshe në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Ne s’mund të ndjekim modele të papërshtatshëm vendesh multietnike dhe multifetare. Ne thjesht duhet në përputhje me parimet universale- e përsëris- universale, të mbrojmë interesin tonë kombëtar. Është spekulim dhe i ashtuquajturi detyrim europian për procesin e regjistrimit. Nuk ka asnjë detyrim, nuk ka asnjë fjali që të mund të na imponojë ne për artifice që do të na krijonin probleme të mëdha sot dhe nesër.

Gazeta “Panorama”

KOMENTE
  • Alban Memushi12:24 - 08 Korrik 2011
    O idriz popullit nuk i intereson pse je ti psefto kundra regjistrimit te popullsis ! Ti nuk je nje njeri i thjesht e te mesojm mendimin tend , ti perfaqson nje parti nacionaliste dhe si nje kryetar i tille duhet te sillesh. C'fare bere ti dje c'fare i the armikut pollo per ket tradheti qe i behet interesave te shtetit Shqiptar ! Ti fole vetem ne heshtje dhe the vetem fjale , se armiqeve u vihet gishti dhe u dridhet bishti. Ne nuk kerkojm psefto patriot se si ata karagjoza kemi plot, ne kerkojm patriot qe te mos te flasin me fjale por me vepra . Por ti dje sikur nuk fole fare se ste pyeti njeri dhe nuk bere gje qe mos te kalonte ai projektligj , me vin keq qe ketu ne shqiperin tone nuk doli nje politikan patriot vetem psefto patriot qe shikojn vetem interesat e tyre e thone ndonje fjal kot . Se ti idriz po te ishe patriot si do te dukesh nuk do behesh kualicion me bashen e pollon qe kane shitur haptazi interesat e shqiptareve . Te sillesh si patriot eshte gje e lehte ,te jesh patriot eshte gje e veshtire . Ti sillesh si patriot se ke vetem fjale , veru gishtin tradhetareve goditi me grusht e jo me fjale qe te jesh nje patriot i vertet.