English

Rrëzohet kërkesa e PS në Kolegj

Tiranë, 8 korrik, NOA – Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë. Në vendimin e dhënë pak minuta më parë, trupa e Kolegjit e ka cilësuar të pavlefshme kërkesën e PS-së që kërkonte përsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet. Sipas vendimit, kërkesa ka qenë jashtë afatit.

Dje Kolegji mori në shqyrtimin provat e PS-së në lidhje me pretendimet për pavlefshmëri. Pritet që Kolegji të argumentoj vendimin. Ndërkohë që Partia socialiste do të jap dhe qëndrimin e saj në lidhje me këtë vendim. Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatuar vetëm pak minuta.

(Vijon ...)

KOMENTE