English

Tiranë, merret peng një person, dyshime për biznes bastesh

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Policia e Tiranës konfirmon dyshimet për marrjen peng të një personi në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në afërsi të “Profarmës”, ndërsa burimet jozyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë, sipas informacioneve paraprake për pronarin e një lokali bastesh.

Mësohet se pengmarrësit janë larguar drejt Dajtit, bashkë më personin, ndërsa dëshmitarët i kanë treguar policisë targën dhe detaje të tjera për mjetin dhe ngjarjen.

Forca policore të komisariateve 2 dhe 3 në Tiranë janë angazhuar për ngjarjen ndërsa bëhet me dije se policia po negocion nëpërmjet telefonit me pengmarrësit.

a.q/NOA

KOMENTE