English

Zhduket në Fier, 19 vjeçarja gjendet nga policia e Tiranës

Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Blutë e kryeqytetit kanë gjetur dhe kanë vënë ndaluar një 19 vjeçare të shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Panajota Bane e moshës 19 vjeçare me origjinë nga Roskoveci ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi ishte deklaruar si person i larguar nga banesa.

Ndërkaq vetë vajza nuk ka pranuar të japë asnjë detaj lidhur me largimin e saj disa ditor nga familja, duke bërë kështu që vetë e ndaluara dhe materialet lidhur me të ti kalojnë policisë së Fierit.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Neri Albania12:56 - 08 Korrik 2011
    po mir qe e kapen po pse i ken nxerr perpanicen ne foto njer apo e kan patur b.. fiksim policat