Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ mblidhet nesër për Këshillin Bashkiak të Tiranës, mandatimi mund të kalojë nga Kolegji
English

KQZ mblidhet nesër për Këshillin Bashkiak të Tiranës, mandatimi mund të kalojë nga Kolegji

Tiranë, 10 korrik 2011, NOA – Pas zgjatjes për afro dy muaj të sagës së zgjedhjeve për kryebashkiakun e Tiranës, një betejë ligjore që u end sa në dyert e KQZ-së aq edhe në Kolegjin Zgjedhor për t’u përmbyllur më në fund me fituesin Lulzim Basha, një kërkesë e re pritet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, ajo për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, në rast të mosgjetjes së konsensusit për kuorumin në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi se do të mblidhet të hënën për të miratuar ndarjen e mandateve të Këshillit bashkiak të Tiranës, një vendim që kërkon votim të cilësuar, pra pesë vota pro të anëtarëve të KQZ-së.

Nisur nga fakti se anëtarët e PS-së në KQZ nuk kanë votuar pro disa vendimeve të KQZ-së gjatë procesit zgjedhor të 8 majit pritet që miratimi i mandateve për Këshillin bashkiak të mos marrë kuorumin e duhur të votave.

Sipas përfaqësuesve ligjorë mosarritja e kuorumit të cilësuar, 5 me 2 mund të pasojë mosmiratimin e 55 mandateve të reja për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Në rast se do të ndodhte kjo, instanca e vetme që i jep zgjidhje problemit është Kolegji Zgjedhor.

Në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i duhet t’i drejtojë një kërkesë Kolegjit, dhe në varësi të vendimit të Kolegjit, këtij të fundit i takon sipas Kodit Zgjedhor të urdhërojë KQZ-në të miratojë mandatet e Këshillit Bashkiak me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me katër votat e anëtarëve të mazhorancës në KQZ, nga shtatë anëtarët që ka institucioni zgjedhor.

Kjo gjithmonë në varësi të asaj çka do të ndodhë nesër në mbledhjen e KQZ-së.

Në zgjedhjet administrative të 8 majit, koalicioni qeveritar “Aleanca për Qytetarin” siguroi mazhorancën e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”.

“Aleanca për Qytetarin” fitoi 28 këshilltarë, ndërkohë që “Aleanca për të Ardhmen” 27 këshilltarë.

mit/NOA

KOMENTE