English

Avokatët e Metës: Gjykata e Lartë rrëzoi sot prokurorinë e përgjithshme

Tiranë, 11 korrik 2011 NOA – Avokatët mbrojtës të ish zv.kryeministrit dhe ministrit të METE, Ilir Meta reaguan sot pasdite për vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

“Sot mbrojtja e z. Meta konfirmoi ligjërisht një sukses të paralajmëruar nëpërmjet vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë . Ky kolegj në vendimin e tij të dhënë në seancës gjyqësore të zhvilluar sot vendosi të pranojë dy kërkesat e mbrojtjes së z. Meta, që çështja të mos pushohet për shkak të tejkalimit të afatit të hetimit dhe për shkak të kryerjes së veprimeve hetimore ndaj një personi me imunitet”, theksuan avokatët në deklaratën e tyre për gazetarët.

Përfaësuesit ligjorë të Metës shtuan se “Njëkohësisht mbrojtja me kërkesat paraprake të paraqitura në seancën e datës 26.06.2011 ka kërkuar që aktet e ekspertimit të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli te deklaroheshin të pavlefshme për shkak se ato ishin kryer në shkelje të ligjit.

Kjo kërkesë i është drejtuar në tre raste edhe Prokurorisë së Përgjithshëm dhe Prokurores së Përgjithshme dhe na rezulton se në të tria rastet përgjigja ka qenë negative. Vendimi i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë konfirmoi drejtësinë e pretendimeve tona nga njëra anë dhe nga ana tjetër shkeljet e vazhdueshme të ligjit të kryera nga ana e organit të akuzës. Kërkesa për provat materiale për tu deklaruar të papërdorshme Kolegji Penal vendosi që të shprehej në një fazë tjetër të shqyrtimit gjyqësor.”

“Nëpërmjet pranimit të kërkesave tona Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vënë në dyshim vetë thelbin e çështjes e cila është e lidhur me videon dhe aktin e ekspertimit të saj. Pavlefshmëria e akteve të ekspertimit ka shkaktuar edhe një kosto për taksapaguesit shqiptar sepse ekspertët të thirrur nga Amerika dhe nga Anglia janë paguar për veprimit që kanë kryer. Ishte ky akt ekspertimi i deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë si i pavlefshëm për shkak të shkeljeve të ligjit i cili u përdor nga ana e organit të akuzës si bazë për heqjen e imunitetit të z. Meta. Ky veprim dëshmon qartë drejtimin politik të këtij procesi. Në seancën e sotme ne paraqitëm provat tona të cilat do të merren në seancat e tjera gjyqësore të këtij procesi”, përfundon deklarata e avokatëve të ish zv.kryeministrit Ilir Meta.

a.q/NOA

KOMENTE