Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli pret Wollfarth: Opozita të vijë në Kuvend, duhet miratimi i ligjeve
English

Topalli pret Wollfarth: Opozita të vijë në Kuvend, duhet miratimi i ligjeve

Tiranë, 12 korrik 2011 NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore. Topalli priti sot në takim Kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, kryetarja Topalli e informoi kreun e prezencës së OSBE-së, për ofertën e bërë nga mazhoranca për sa i përket ndërmarrjes së nismave për reformën e ardhshme zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE-së, ashtu sikundër për sa i përket bashkëpunimit mazhorancë-opozitë për të votuar në Kuvend ligjet që kanë shumicë të cilësuar.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj në këtë proces, se ky nuk është një kontribut vetëm për parlamentin dhe parlamentarizmin, por është një kontribut për shqiptarët dhe Shqipërinë në objektivin e madh të tyre në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Europë.

a.q/NOA

KOMENTE