Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Kriza e euros nuk po menaxhohet siç duhet
English

FMN: Kriza e euros nuk po menaxhohet siç duhet

Dublin, 15 korrik, NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar menaxhimin e krizës në vendet e euros. Qorrsokaku për paketën e dytë të ndihmave për Greqinë ka tërhequr me vete edhe shtete të tjera, akuzoi ndërmjetësi i FMN, Ajai Chopra pas bisedimeve të zhvilluara në Dublin.

Kështu edhe zhvleftësimi i fundit i Irlandës ka qenë i lidhur më shumë me zhvillimet jashtë vendit sesa me programin e vet të konsolidimit. Chopra i bëri thirrje zonës së euros "t`i japë fund bisedimeve".

Edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu i kërkoi partnerëve evropianë që të nxitohen për të mos trembur edhe më tepër investitorët. Por, kancelarja gjermane nuk do që të vihet nën presion. Pa një program të ri për Greqinë, i cili të jetë përpiluar plotësisht, nuk ka kuptim të mbahet takim i nivelit të lartë, tha ajo. Takimi i kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së ishte menduar të mbahej sot, të premten, dhe u shty për javën tjetër.

KOMENTE