Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolegji shpërndan mandatet për Këshillin, pritet hyrja e Bashës në bashki
English

Kolegji shpërndan mandatet për Këshillin, pritet hyrja e Bashës në bashki

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA – Kolegji Zgjedhor i jep fund ngërçit për bashkinë e Tiranës dhe vendos shpërndarjen e mandateve për anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak.

Me vendimin e dhënë para pak minutash Kolegji ka pranuar kështu ankesën e Partisë Demokratike, ndërkohë që tashmë e vetmja gjë që pritet është konstituimi i Këshillit.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Oert Bylykbashi, tashmë gjithçka është gati për të nisur punën në bashki. Bylykbashi tha se është vetëm çështje ditësh marrja zyrtare e postit nga kryetari i ri i bashkisë, Lulzim Basha, ndërsa i bëri thirrje PS të pranojë verdiktin e popullit.

Partia socialiste nuk mori pjesë sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor, ndërkohë që pak ditë më parë më parë përfaqësuesit e së majtës në KQZ, votuan kundër aktit të KQZ për shpërndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak.

Më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Anëtarët e KQZ-së votuan 4 vota pro e dy kundër. Tabela e mandateve e miratuar sot nga Kolegji i jep ”Aleancës për Qytetarin” 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës dhe “Aleancës për të Ardhmen”, 27 vende.

a.q/NOA

KOMENTE