English

Kolegji tërhiqt për vendim, PD dërgon listën e këshilltarëve të rinj

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA – Kolegji Zgjedhor tërhiqet për të marrë vendimin lidhur me ankimimin e Partisë Demokratike për mandatet e Këshillit të ri Bashkiak. Trupi Gjykues me relatore të çështjes Sashenka Jonuzi pritet që pas pak minutash të japë mendimin e tij për kërkesën e demokratëve për shpërndarjen e mandateve, ndërkohë që në sallë mungojnë përfaqësues të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike, ndërkohë ka çuar sot në Kolegj edhe listën e këshilltarëve të bashkisë së Tiranës.

Vendimi i Kolegjit pritet të mbyllë përfundimisht sagën e gjatë të zgjedhjeve vendore të 8 Majit në Shqipëri.

a.q/NOA

KOMENTE