English

NATO nis hetimet për vrasjen e 6 personave

Afganistan, 15 korrik, NOA - Në Afganistan forcat e NATO-s, thanë se do të hetojë pretendimet afgane se gjashtë civilë u vranë të enjten gjatë një operacioni ushtarak të NATO-s.

Zyrtarët e qeverisë provinciale, deklaruan se në provincën lindore të Khost gjashtë veta u vranë duke përfshirë edhe një mësues dhe një vajzë 11 vjeçare.

NATO fillimisht tha se vetëm një civil u plagos. Por, presidenti afgan Hamid Karzai ka urdhëruar zyrtarët afganë për të kryer një hetim për rastin.

Viktimat civile janë një çështje e ndjeshme në mes të forcave të huaja dhe presidenti Karzai, i cili muajin e kaluar lëshoi ​​një "paralajmërim të fundit" për t’ju shmangur operacionet që vrasin civilë.

NOA/RFE

KOMENTE