Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prioritetet piramidale për piramidën
English

Prioritetet piramidale për piramidën

Nga Mero Baze

Piramida duket se po prodhon fatin simbol të regjimeve në Shqipëri. Ajo u ngrit për të shpëtuar degradimin e regjimit në fund të viteve tetëdhjetë me shkëlqimin dhe fuqinë që rrezatonte në atë kohë kur në kryeqytet ndërtoheshin vetëm pallate me parafabrikate dhe kontribute vullnetare. Nuk e shpëtoi dot. Tri vjet pasi u ndërtua ajo, regjimi ra. Piramida ngeli dhe për 20 vite askush nuk pati një prioritet për të ardhmen e saj. Berisha e ktheu fillimisht në një qendër kulturore dhe emëroi aty Frrok Çupin, të cilin desh ta fuste në burg një vit më vonë se kishte vjedhur një televizor me ngjyra. Për shkak të armiqësisë së tij personale me Frrok Çupin në atë kohë ishte gati ta mbyllte, ta bënte kazino, ose ta jepte me qera. Ashtu bëri. Piramida u dha pjesërisht me qera për disa institucione të huaja amerikane dhe britanike dhe më pas degradoi në disa zyra me qera për punë komunale të njerëzve të pushtetit.

Socialistët nuk u morën fare me të, përveç një përpjekje për të vendosur një kambanë paqeje jashtë saj. Me rikthimin në pushtet Berisha gjeti aty një armik të ri. Ky ishte Top Channel. Berisha ndryshoi emrin e qendrës duke i vendosur asaj emrin e Pjetër Arbënorit. Dhe nisi beteja për të nxjerrë jashtë medien më të fuqishme që ishte kritike me të. Deri në vitin 2007 dështoi. Me emërimin e Pangos në krye të Ministrisë së Kulturës, projekti i tij avancoi. Për të nxjerrë jashtë Top Channel-in, u shpik një projekt që QNK “Pjetër Arbënori” të kthehej në Teatër Kombëtar modern. Duheshin 6 milionë euro dhe një projekt që kushtoi diku tek 500 mijë euro. Pango e prokuroi direkt tek klientët e qeverisë punën dhe projektin. Sërish u shfaq aty vëllai i Liri Berishës, miku i Fahriut, e kështu me radhë. Filloi puna dhe Piramida u kthye në kantier ndërtimi. Top Channel tani duhet të dorëzohej për arsye madhore pasi na duhej një Teatër modern. Projekti avancoi deri tek rrjepja e Piramidës dhe marrja e mermerit që mbulonte sipërfaqen e saj. Pastaj diku u gabua në tentimin për rikonstruksion dhe bazamenti i saj u trondit seriozisht. Top Channel-i ende nuk po dilte dhe Berishës ju kthye në makth kjo piramidë që i ngjante dita ditës si përbindëshi i Sizifit qe e shtynte gjithnjë poshtë. Edhe pse angazhoi njerëz të familjes së tij të merreshin me rikonstruksionin që do të “qëronte nga piramida medien armike, sërish nuk po bëhej gjë. Ngelej vetëm një rrugë e shpejt dhe brutale. Të prishej fare. Deri këtu ishin harxhuar rreth 7 milionë dollarë, por kjo nuk i hyn në sy Sali Berishës.

U gjet sebepi i ri Na duhet parlament. Edhe pse para dy vjetësh një konkurs ndërkombëtar kishte ulur në një tryezë Berishën, Ramën dhe Topin për një kompleks të ri parlamentar ku u shpall fituese një kompani zvicerane për 400 mijë euro, gjithçka u hodh në kosh. Duhej parlament, duhej i ri, duhej tek piramida, duhej tani. Projekti mori jetë vjeshtën e shkuar dhe plani ishte që më 20 shkurt të hidhej në erë. Nuk ndodhi pasi më 21 Janar Sali Berisha dhe Lulëzim Basha u detyruan të vrisnin katër qytetarë në bulevard dhe nuk kishin më nge për një betejë të re. Sidoqoftë objektivi është i qartë. Armiku duhej nxjerrë nga piramida, tashmë duke e shembur atë.

Pra objektivi kryesor i Berishës prej vitit 1990 nuk ka qenë të nxirrte Piramidën nga qyteti, por të nxirrte hasmin e vet nga piramida. Dhe hasmi i tij nuk ka qenë Enver Hoxha. Me fëmijët e tij e kemi parë këmbëkryq në vilat sekrete dhe varkat në Liqenin e Pogradecit. Prioritet i tij ishin armiqtë që i rrezikonin pushtetin.

Pikërisht në pranverën e këtij viti prioritetit piramidal të Sali Berishës ju bashkuan dy prioritete të tjera piramidale, ai i Jozefina Topallit dhe ai i Lulzim Bashës. Jozefina Topalli, e cila u angazhua të realizonte objektivin përmes ndërtimit të një parlamenti, u ndje e gëzuar kur pa reagimin e fortë të Tiranës kundër këtij akti. Me një gur mendoi se do të vriste dy zogj. Vetëm dy muaj para fushatës elektorale, ajo e ktheu hollin e parlamentit në një vend turistik ku njerëzit shikonin ndërtesën e re të parlamentit, të cilën e ka projektuar një arktiket i njohur austriak, rekomanduar nga sekseri i qeverisë në Asamblenë e OSBE, Grossruk.

Lulëzim Basha po tërbohej. Parada e vizitorëve të Topallit po i hidhte në erë fushatën. Me zemërimin e një burracaku që nuk shkon kurrë deri në fund as në luftë dhe as në paqe, ai belbëzoi kundër prishjes së piramidës. Tha diçka që të merrej vesh që nuk ishte dakord, por jo që do ta mbronte deri në fund. Tha diçka siç nxjerr njeriu peng fjalët një nga një. Kështu interesit themelor të Berishës që ka të bëjë thjesht me shkatërrimin e Top Channel-it, ju bashkua interesi i Topallit për tu bërë protagoniste e një ndërtese të re parlamenti dhe dëmtuese e fushatës së Bashës dhe interesi i Bashës që kjo çështje të mos bëhej e madhe para 8 Majit.

Tashmë prioriteti i Bashës ka rënë. Ai bëri gjithçka të fitonte si kandidat bashkie, por nuk ja doli dhe në fund siç e ka zakon e rrëmbeu. Piramida nuk e ndihmoi dot ndaj dhe ai e ka lënë në fatin e vet, ose më mirë të themi në dorë të Berishës dhe Jozefinës fatin e piramidës.

Jozefina Topalli mendon se tashmë mund t’i bëhet krah Berishës duke ja nxjerrë hasmin prej shtëpisë, dhe ka nisur të marrë përsipër një nisëm ligjore e cila të çon në burg. Po tenton të flasë për ndërtimin e mundshëm të një parlamenti, me vendim Kuvendi, pa caktuar shifrën.

Kjo situatë tragjikomike që është prodhuar pikërisht nga mungesa e një objektivi të qartë për piramidën, dhe nga një qartësi e madhe për armikun që fsheh brenda saj, na ka bërë që sot të debatojmë për gjëra që nuk kanë lidhje me objektivin e Berishës. Ata që mbrojnë mos prishjen e piramidës si simbol të fundit të komunizmit në Shqipëri e kanë të kotë, se Berisha nuk ka asgjë me komunizmin dhe komunistët. Gjyqtarët më të egër të komunizmit po e mbajnë në pushtet, duke i certifikuar zgjedhje të vjedhura, duke i mbyllur gjyqe me procedurë dhe imunitet dhe duke i dhënë pafajësi për veprat e tij penale dhe ato të të birit, vajzës dhe miqve të gruas. Plot krerë të lartë të komunizmit i ka aleatë dhe partnerë në qeverisje. Dom Simon Jubani, një klerik antikomunist që u nda nga jeta dy ditë më parë, ishte armiku i tij më i madh këto 20 vite, dhe pati paturpësinë të lëvdonte pasi mbylli sytë, duke e persekutuar për 20 vjet sa ishte gjallë.

Sali Berisha e ka ta thjeshtë objektivin. E do të shembur piramidën që të mos ketë afër një medie armike.

Çdo të ndodhë pas kësaj?

Thonë që Topalli do të ndërtojë një parlament 110 milionë euro, por unë jam skeptik që kjo do të bëhet. Lulëzim Basha, i cili realisht sot e tutje është një noterizues i dëshirave urbane të Shkëlzen Berishës dhe familjes Berisha, ka thënë me gjysëm zëri se do të shikojë mundësinë ta ndërtojë parlamentin diku tjetër. Pasi të prishet piramida, Berisha mund të ketë shansin të lejojë “pluralizmin” në parti dhe të plasë sherri Topalli- Basha, me qëllim që dhe piramida të prishet dhe parlamenti të mos bëhet aty. Po ashtu toka tek parlamenti i vjetër do të çlirohet nga të qenit pronë me rëndësi shtetërore, dhe mund t’i hapet rruga dikujt tjetër afër Berishës të marrë tokën aty.

Çdo të bëhet ekzaktësisht nuk e di, por ata që kanë blerë të drejtën e pronarëve rrotull piramidës janë njerëz të Sali Berishës. Vështirë ta falin atë tokë për t’i plotësuar dëshirën Alibeajt, që mendon se Doktori po i ndërton Mekën në Tiranë që të shkojë të falet. Kam frikë se viti 2012, kur të bëjmë 100 vjet shtet, do të na gjej me një gërmadhë të madhe të rrethuar me llamarina, e cila më kujton një rrethim të ngjashëm në Laprakë në vitin 1997, kur dikush për të frikësuar zaptuesit kishte shkruar “Asht e nxame. Jena qeqenë”.

*Pikëpamjet dhe faktet e pretenduara në shkrim, janë qëndrim dhe përgjegjësi ekskluzive e autorit.

KOMENTE