Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxhuku: Të informohen emigrantët për faljen fiskale
English

Buxhuku: Të informohen emigrantët për faljen fiskale

Tiranë, 17 korrik, NOA – Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku ka kërkuar sot nga institucionet ekonomike në vend që të bëjnë më shumë marketing për faljen fiskale, gjatë sezonit veror. Në një deklaratë për mediat, Buxhuku u shpreh se ardhja e emigrantëve, kërkon një fushate të fortë marketingu nga institucionet financiare për njohjen e tyre me procesin e faljes.

Buxhuku shprehet se, “sipas të dhënave të fundit, në muajin e dytë të zbatimit të faljes fiskale, është i ulet numri i rasteve të përfshirjes në proces të kapitaleve të individëve, ndërsa njohuritë e emigrantëve shqiptarë për procesin dhe procedurat e faljes fiskale, të papërfillshme”.

Ai thekson se nga procesi i faljes kryesisht përfitojnë emigrantët. “Konfindustria ka parashikuar se do të ishin të ardhurat personale të emigrantëve shqiptarë si burimi kryesor i përfitimit të ekonomisë kombëtare nga procesi i faljes fiskale", tha Buxhuku.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se situata e rëndë ekonomike e vendeve fqinj si Greqia, mund të shërbejë si një mundësi e mire psikologjike për tërheqjen e të ardhurave personale të emigrantëve shqiptarë dhe futjen e tyre në sistemin bankar të Shqipërisë.

a.k/NOA

KOMENTE