Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Mazhoranca aktuale zëvendësoi burokracinë me standardet e Europës
English

Kryeministri: Mazhoranca aktuale zëvendësoi burokracinë me standardet e Europës

Tiranë, 18 korrik 2011, NOA – Në mbyllje të sesionit parlamentar, Kryeministri Sali Berisha i falenderoi deputetët demokratë, dhe ata të forcave aleate të koalicionit qeveritar për miratimin e 454 akteve të rëndësishëm gjatë këtij sesioni, akte që qëndrojnë në themel të universit të reformave për zhvillimin e vendit dhe përafrimin e tij me standardet evropiane.

“Është një rast i veçantë t’u shpreh ju dhe të gjithë deputetëve të mazhorancës, aleatëve, mirënjohjen më të thellë dhe falenderimet më të përzemërta për punën, përkushtimin e kontributin tuaj”, u shpreh kryeministri në krye të mbledhjes së fundit me deputetët e PD-së.

Sipas kryeministrit nga shtatori i vitit 2009 deri në korrik të vitit 2011, deputetët e Kuvendit kanë shqyrtuar, diskutuar e miratuar 454 akte si dhe 35 rezoluta si pjesë e një tërësie reformash transformuese.

Shefi i qeverisë e cilësoi mazhorancën qeveritare si mazhoranca që shkëputi burokracinë shqiptare nga praktika kolltukofage e nomenklaturës komuniste duke e zëvendësuar atë praktikë me një prej standardeve të botës së lirë.

Këtu kryeministri Berisha përmendi disa nga reformat kyç të miratuara gjatë këtij sesioni parlamentar si reformën e transportit të funksionarëve publikë, ligjin për heqjen e imunitetit të anëtarëve të mazhorancës, ligjin për luftën kundër korrupsionit, reformat ekonomike, për përmirësimin e klimës së biznesit, reformat për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Sipas kryeministrit reforma e transportit të funksionarëve publikë është një nga arritjet më madhore të kësaj mazhorance, jo për vlerën monetare sesa për vlerën konceptuale.

“Vendosët për heqjen e imunitetit të anëtarëve të mazhorancës duke adaptuar kështu standardin e një vendi të madh që shkëlqen për transparencën e tij në Europë e në botë, pikërisht standardin e Bundestagut gjerman. Ju e mbyllni këtë sesion pasi keni miratuar reformat e thella të ekonomisë shqiptare”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë theksoi se me reformat ekonomike të ndërmarra në kushtet e një krize të thellë të ekonomisë botërore, dhe me politikat fiskale, e ligjet për klimën e biznesit, mazhoranca shqiptare bëri që ekonomia e vendit të jetë ndër më të paktat në Europë që nuk njohu recension.

“Në një hark kohor 6-vjeçar arritëm të trefishojmë eksportet e vendit. Keni mundësuar zbatimin e politikës së rritjes së rrogave e pensioneve, miratimin e dhjetëra koncesioneve, në të cilat asetet të rëndësishme të shqiptarve do të shndërrohen në vlera të vërteta për ta. Keni miratuar paketa ligjesh për privatizimin. Ne besojmë se asgjë nuk mund të parakalojë mbi kapacitetet menaxheriale private”, vlerësoi kryeministri.

Ai ritheksoi se do të privatizohen 1280 sipërmarrje të mëdha, të vogla, objekte të të gjitha fushave.

Zoti Berisha nënvizoi se ligjet dhe marrëveshjet e votuara në parlament mundësuan zbatimin e projektit më ambicioz të ndërtimit të mijëra kilometrave rrugë, nga ndërtimi i korridoreve të mëdha, autostradave e deri tek rrugët rurale dytësore.

Këtu kryeministri përsëriti se pas rrugës së kombit, asaj Durrës-Kukës, ka nisur ndërtimi i korridorit TiranëElbasan, e mandej do të nisë edhe projekti i rëndësishëm për rrugën e dytë të kombit, atë të Arbrit, ndërkohë që vlerësoi edhe punimet në përfundim për autostradat e jugut të vendit.

Kryeministri përmendi edhe reformat e thella për arsimin shqiptar, që sipas kreut të qeverisë sot ka arritje të krahasueshme me vendet e zhvilluara.

Por shefi i ekzekutivit foli edhe për dy projektet më të rëndësishme në bujqësi duke bërë me dije se projekti i arroreve është mirëpritur nga fermerët shqiptarë nga jugu në veri.

“Vetëm në qarkun e Kukësit janë paraqitur aplikime për 1 mijë projekte për arroret. Krahas ethes së ullirit vendi do të përfshihet nga një ethe tjetër, ajo e arroreve”, tha kryeministri duke deklaruar se duhet shfrytëzuar çdo potencial i vendit, që do t’i sillte ekonomisë 2 miliardë euro të ardhura.

Sipas kryeministrit ëndrra shqiptare për t’u bërë vend i zhvilluar në vitin 2017 do të arrihet vetëm kur Shqipëria të kapë nivelin e të ardhurave të vendeve të zhvilluara, e për këtë ai argumentoi se duhet bërë gjithçka që vendi të ecë përpara pa u ndalur.

mit/NOA

KOMENTE