Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paqja në Afganistan, Shqipëria dërgon 222 trupa ushtarake
English

Paqja në Afganistan, Shqipëria dërgon 222 trupa ushtarake

Tiranë, 18 korrik 2011 NOA – U nis sot drejt Afganistanit kontigjenti i 3-të i paqeruajtësve, të përbërë nga “Herat 9” dhe “Eagle 3”, prej 222 trupa, efektivë këto të Forcës Tokësore. Ceremonia e përcjelljes së tyre u zhvillua në mjediset e Batalionit Komando në Zall Herr, ku të pranishëm, me këtë rast, ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Major Maksim Malaj, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Brigade Viktor Berda, zv/ministri i Mbrojtjes z. Ekrem Spahia, atashe ushtarakë Amerikanë dhe Italianë të akredituar në Tiranë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Maksim Malaj tha se Afganistani është misioni më i rëndësishëm në historinë mbi 60-vjeccare të Aleancës dhe për këtë arsye, përfundimi me sukses i tij përbën një detyrim të madh për të gjithë ne.

Në fund të ceremonisë, duke ju uruar rrugë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre fisnik, Gjeneral Major Maksim Malaj bëri dhe dorëzimin e Flamurit Kombëtar, komandantit të këtij misioni të kontigjentit “Eagle 3”, nëkolonel Egland Dautaj.

a.q/NOA

KOMENTE