Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët sulmojnë përfaqësuesin e ACR, asnjë marrëveshjë për pagat
English

Minatorët sulmojnë përfaqësuesin e ACR, asnjë marrëveshjë për pagat

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA – Protesta e minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e 16-të. Edhe sot ata vendosën para godinës së kryeministrisë dhe janë mbikëqyrur nga forcat e policisë. Në mesditë u arrit të shmangej një incident mes minatorëve dhe përfaqësuesve të ACR, kompania koncesnionare e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë. Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp, që përfaqësuesi ligjor i ardhur nga Vjena, Giga Bedineishvill mbajti në Tiranë. Në momentin kur po dilte nga ambienti ku u mbajt konferenca, minatorët i kanë ndërprerë rrugën duke e quajtur “gënjeshtar” e “mashtrues”. Policia ka ndërhyrë për të shmangur acarimin e situatës, ndërsa zyrtari nga Vjena është rikthyer në ambientin privat.

Përfaqësuesi i ACR, tha gjatë takimit me median se kanë qenë të gatshëm për t’u ulur në tavolinë me minatorët për të diskutuar për pagën, por “pa praninë e krerëve të konfederatës, dhe të sindikatës së minatorëve.

“Pagat janë të përcaktuara dhe të fiksuara nga një kontratë dhe nuk ka arsye nisja e një greve për rritjen e pagës. Kontrata kolektive do të thotë se ne i kemi premtuar punëtorëve diçka dhe ata na kanë premtuar diçka ne. Në thelb ajo që kemi premtuar është se nuk do të ketë lëvizje të pagave dhe do të kujdesemi për kushtet e punës. Në fund të kontratës ishte që punëtorët nuk do të kërkonin rritje rroge deri në 2013”, nënvizoi ai.

a.q/NOA

KOMENTE