Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi marrëveshje me Holtkemper për menaxhimin e mbetjeve urbane në Korçë
English

Olldashi marrëveshje me Holtkemper për menaxhimin e mbetjeve urbane në Korçë

Tiranë, 19 korrik 2011, NOA- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi gjatë ditës së sotme nënshkroi një marrëveshje me ambasadoren gjermane në vendin tonë Karola Myller Holtkemper.

“Menaxhimi i mbetjeve urbane ne Shqipërinë Juglindore” quhet projekti për marrëveshjen e nënshkruar e cila prek konkretisht qarkun e Korçës.

Mësohet se ky projekt synon përmirësimin e cilësisë së mjedisit, shëndetit publik dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.

Në saj të kësaj marrëveshje qeveria Gjermane i akordon qeverise Shqiptare një grant prej 2 milion Euro, dhe kjo vetëm për fazën e parë të këtij projekti, e cila do të shërbejë për mbulimin e periudhës së ndërmjetme deri në realizimin e landfillit për qarkun e Korçës, i cili do të jetë gati në vitin 2013.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast ministri Olldashi theksoi se, “Investimi i qeverisë Gjermane në sektorin e ujit dhe mbetjeve të ngurta vazhdon të mbetet primar, dhe përben investitorin kryesor në këtë sektor qoftë përmes fondeve apo bankave të saj , përfshirë këtu dhe Bankën Gjermane për Zhvillim.”

Lidhur me këtë projekt Olldashi shtoi se faza e parë e këtij projekti parashikon punime për mirëmbajtjen e fushës ekzistuese, përmirësimin e depozitimit të mbetjeve, mbajtjen nën kontroll të situatës së mbetjeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik të banorëve të Shqipërisë Juglindore, konkretisht të qytetit të Korçës, Pogradecit dhe fshatrave përreth.

Nga ana e saj ambasadorja Holtkemper u shpreh se, “Marrëveshja që nënshkruajmë sot, përmbush një boshllëk të bashkëpunimit tonë të deri tanishëm, pasi mbetjet janë bërë një problem i cili dëmton peizazhin mjaft të bukur të këtij vendi, veçanërisht luginat e lumenjve, problem që shpesh herë është konstatuar edhe nga turistët e huaj”.

Ndërkaq ky është një projekt i ndërmjetëm që do ti paraprijë ndërtimit të landfillit me një paketë të siguruar financimi prej 9.8 milion Euro .

Mësohet se projekti në fjalë do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm jo vetëm për sa i përket mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve shqiptar por edhe në drejtim të turizmit.

a.y/NOA

KOMENTE