Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti refuzon t’i japë ndihmë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor
English

Presidenti refuzon t’i japë ndihmë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i thotë jo ndihmës së kërkuar nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, lidhur me kërkesën e opozitës që të hetohet pasuria e tyre. Deklarata vjen pasi sot u mblodh KLD pa praninë e Topit ku u pranua kërkesa e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor për të përfshirë letrën e tyre në rendin e ditës së mbledhjes së radhës të KLD-së.

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës, zonja Mimoza Koçiu bëri publike sot në mesditë një deklaratë për shtyp të kreut të Shtetit, lidhur me mbledhjen e sotme të KLD-së duke theksuar se Presidenti Topi miratoi kërkesën e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Por, Topi sqaron se “miratimi i kësaj kërkese nuk ka për qëllim të marrë përsipër zgjidhjen e pretendimeve të tyre, të cilat nuk janë kompetencë e KLD-së”.

Reagimi i Topit erdhi pasi siç citoi Koçiu, kreu i shtetit “ka ndjekur me vëmendje të veçantë debatet publike dhe institucionale që lidhen me shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor”.

Dhe duke u ndaluar te kërkesa, thotë se shqetësimet e ngritura “nuk mund të jenë objekt zgjidhjeje në KLD, pasi ligji ka përcaktuar qartësisht mënyrën dhe organin ligjor ku mund të adresohen”.

Sipas Topit, në rastin më të mirë, KLD-ja, duke marrë shkas nga kjo letër, mund, dhe duhej të debatonte mbi shkaqet që lidhen me dukuritë e shfaqura dhe mund të dalë me propozime konkrete për ndërhyrje në legjislacionin zgjedhor me qëllim parandalimin e tyre në të ardhmen. Me këtë rast Presidenti i Republikës rikujton se me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Institucioni i Presidentit dhe i KLD-së është përjashtuar nga e drejta e përfaqësimit në KQZ duke i dhënë procesit të administrimit zgjedhor natyrë bipartiake.

“Njëherësh, Kodi Zgjedhor u ka njohur imunitet të veçantë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, duke i përjashtuar ata nga çdo kompetencë funksionale e KLD-së. Në këtë mënyrë, Kolegji Zgjedhor dhe aktiviteti i tij nuk kanë lidhje organike dhe funksionale me Institucionin e Presidentit dhe të KLD-së, gjë që vetvetiu nënkupton mungesën e kompetencës ligjore të KLD-së për të trajtuar shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit”, - citoi Koçiu. Lidhur me praninë ose jo të Presidentit të Republikës në mbledhjen e radhës së KLD-së, Kreu i Shtetit deklaron se në përputhje me kompetencat kushtetuese ka ushtruar në çdo kohë funksionet e Kryetarit të KLD-së.

“Prania ose delegimi i drejtimit të mbledhjeve të KLD-së sipas ligjit, lidhet me gjykimin e Presidentit të Republikës mbi rendin e ditës”, - tha Koçiu.

Ajo sqaroi se “në rastet kur çështjet në rendin e ditës kanë qenë tërësisht teknike, Presidenti i Republikës e ka deleguar drejtimin e mbledhjes duke respektuar aftësinë e anëtarëve të KLD-së për ekspertizë dhe gjykime profesionale”, duke theksuar se “mbledhja e sotme është caktuar ditë më parë me një rend dite të karakterit thjesht teknik”.

Presidenti i Republikës dëshiron të apelojë aktorët kryesorë politikë dhe mediat e kontrolluara prej tyre, që konfliktet dhe mosmarrëveshjet e tyre politike të mos tentojnë t’i zhvendosin tek sistemi gjyqësor, përmes ndonjë anëtari përfaqësues dhe emërtesë të ndonjë vullneti të caktuar politik. Drejtuesit politikë duhet që me qetësi dhe kurajë të ndjekin rrugën institucionale për trajtimin dhe zgjidhjen e tyre. Njëherësh Presidenti i Republikës thekson se debatet publike mbi çështje të tilla, nuk duhet kurrsesi të tërheqin vëmendjen, ose të kalojnë në plan të dytë nevojën e madhe që ka vendi për zgjidhjen pa vonesë dhe afatgjatë të situatave politike.

Duke u bashkuar me mendimin e qytetarëve tanë dhe me vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë, se trajtimi për zgjidhje i të gjitha mosmarrëveshjeve politike është detyrë dhe përgjegjësi direkte e aktorëve kryesorë politikë, edhe njëherë Presidenti i Republikës thotë se apelon për “dialog dhe bashkëpunim institucional për zgjidhjen pa vonesë të tyre, si detyrim që ata u kanë qytetarëve, shoqërisë dhe axhendës integruese të Shqipërisë”.

e.t/NOA

KOMENTE