Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Argumentet? Punë e Madhe
English

Argumentet? Punë e Madhe

Interesi i Qeverisë së sotme të Kosovës është, fund e krye, mbijetesa, me çdo kusht, me çdo çmim, pa marrë parasysh pasojat për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës

Nga Blerim Shala

Sa vlejnë argumentet politike në Kosovë, veçanërisht në Kuvendin e Kosovës? Pesë pare. Thënë më mirë, hiç. Nëse jemi të sinqertë ndaj vetes. Kjo u pa edhe një herë, sepse është ditë tash e sa kohë, në seancën e mbramë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të të enjtes së kaluar (14 korrik), kur kinse pati debat për rezultatet e para të bisedimeve të Kosovës dhe të Serbisë, të njohura si Konkluzionet e Robert Cooper-it, Ndërmjetësuesit të këtij dialogu, dialog ky që sa më shumë që po zgjat, aq më shumë po e thellon hendekun në politikën kosovare.

Konkluzionet e Brukselit të 2 korrikut, për secilin që di shkrim e lexim dhe ka sadopak njohuri politike, me përmbajtjen e tyre janë në kundërshti me Propozimin e Presidentit Ahtisaari, me Kushtetutën e Kosovës, me Rezolutën e marsit të Kuvendit të Kosovës, madje, me vetë Platformën për bisedime të Qeverisë së Kryeministrit Thaçi. Konkluzionet e Brukselit të 2 korrikut, po ashtu, përplasen me “Vijat e Kuqe” të Qeverisë së Kryeministrit Thaçi, sepse ato hyjnë në rregullimin e brendshëm të Kosovës, cenojnë Ahtisaarin dhe Kushtetutën, kthejnë Kosovën kah Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është bërë “copë e grimë” prej të gjithë neve që prej se jemi bërë shtet i pavarur.

Këto argumente, të cilat janë lehtë të verifikueshme (me krahasimin e Konkluzioneve të Brukselit me përmbajtjen e Kushtetutës, Propozimit të Ahtisaarit, Rezolutës së Kuvendit dhe të Platformës së Qeverisë), jo që nuk merren parasysh prej Kryeministrit Thaçi dhe vartësve të tij, para se të gjithash Edita Tahirit, Kryesueses së Delegacionit të Kosovës, por ato vijnë e bëhen objekt talljesh, përçmimesh, lojërash të çfarëdollojta dhe përbuzjesh. Argumentet s’bëjnë gjë punë para interesave të Qeverisë së Kosovës dhe, veçmas, të vetë Kryeministrit Thaçi. Ndërsa, argumentet janë në interes të Kosovës, e interesi i kësaj qeverie është fund e krye, mbijetesa, me çdo kusht, me çdo çmim, pa marrë parasysh pasojat për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij qeveritarë po na thonë përditë: Ne po fitojmë në këtë dialog, Serbia po e njeh shtetin e Kosovës, ne po ecim kah Brukseli etj, etj. Detajet e këtyre bisedimeve, tekembrama, nuk janë shumë të rëndësishme. Me rëndësi është që Kosova ka perspektivë euro-atlantike. Apo jo? Thaçi dhe vartësit e tij në Qeverinë e Kosovës, duke e shfrytëzuar këtë dialog, po mundohen me mish e me shpirt ta ndajnë Kosovën në dy fronte, në dy vija, në dy qasje a botëkuptime, përmes skemës së “djemve të mirë” dhe “djemve të këqij”. Thaçi dhe anëtarët tjerë të kabinetit të tij qeveritar, na dalin, pasi që janë në favor të bisedimeve me Serbinë, politikanë racionalë, të matur, pragmatikë, largpamës, pro-perëndimorë, pro-amerikanë, pro-evropianë, pro-integrimeve euro-atlantike.

Këta të tjerët, pasi që nuk mbështesin një dialog të kësisojtë, janë, automatikisht, emocionalë, iracionalë, shkurtpamës, anti-perëndimorë, anti-amerikanë, anti integrimeve euro-atlantike. E tëra bëhet që Thaçi dhe Qeveria e tij, të fitojnë një përkrahje të re prej Perëndimit, përkundër të gjitha mbrapshtive që i ka bërë jo vetëm muajve të fundit, por që prej se është bërë Qeveria PDK-LDK, thjesht, jo se ky është më i miri, jo se ky është ai George Washingtoni i vitit të kaluar, por sepse të tjerët janë më të këqij, madje, shumë më të këqij se ky vetë. Kosova nuk ka alternativë: Thaçi apo Kaosi.

Kjo është politika që e promovon Thaçi së bashku me gjithë ata ZëvëndësKryeministra, Ministra, ZëvëndësMinistra etj, etj. Me këtë qeveri, me këtë politikë, kaosi po i troket në derë Kosovës. Dhe ai do të shfaqet, herët a vonë, në trajtat më problematike të mundshme. Po kush mërzitet për argumente, tekembrama? Kush brengoset për faktin që Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një treg plaçkash të lira, ku ndihet zhurma dhe piskama në të katër anët, ku përzihen fjalët e duhura me ato krejtësisht të kota , ku devalvohet politika kosovare, ku gjithçka shndërrohet në sharje, fyerje, përgojim, llomotitje? Kush?

Ndërkohë, ai që dëshiron të kuptojë a të marr vesh “sa është sahati”, pas intervistës që Pieter Feith, Shefi i ICO-së, e dha para pak ditësh, do ta dijë fare mirë se kush do të llogaritet si përgjegjës për të gjitha dështimet e politikës kosovare: ne vetë, kosovarët, edhe pse pakçka ka ndodhë në këtë Republikën e Kosovës pa një partneritet (mbase, të shkëlqyeshëm, këtu ka gjithsesi të drejtë Hashim Thaçi), ndërmjet kosovarëve dhe ndërkombëtarëve, ku një rol shumë të rëndësishëm e ka pasur Pieter Feith, i cili tash po i “lan duart” prej të gjithave. Thonë, e dini, që për Tango duhen dy veta.

Edhe për atë skenarin e vjeshtës së vitit të kaluar, i cili ia dha teposhtëzen e madhe Kosovës, me zgjedhjet e çoroditura të jashtëzakonshme dhe me të gjitha pasojat që vijuan pastaj, janë dashtë dy palë. Dihet cilat. E të mos harrojmë që njëri prej arsyetimeve pse Kosova duhet të hyjë në zgjedhje të mbrapshta ka qenë që Prishtina zyrtare duhet ta marrë një legjitimitet të ri prej votuesve, për të hyrë në bisedimet me Beogradin, të cilat përndryshe, janë teknike dhe ku asnjëherë nuk do të bisedohet për pavarësinë, tërësinë territoriale, rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Pse duhet pasur legjitimitet të ri për kësi bisedime, këtë nuk e kemi marrë vesh ende. Por natyrisht, në fund, fatura për gabime dhe dështime do të paguhet prej të gjithë neve, si qytetarë të Kosovës. Dhe kjo faturë, siç po shihet gjithnjë e më shumë dhe siç do të kuptohet në muajt e ardhshëm, posaçërisht në vitin 2012, do të jetë shumë e lartë. * Autori është nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës. Marrë nga gazeta Express

KOMENTE