Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në qeveri: Vullnet i lirë për përkatësinë fetare dhe etnike
English

Berisha në qeveri: Vullnet i lirë për përkatësinë fetare dhe etnike

Tiranë, 20 korrik 2011 - Sot, çështje ndër më të rëndësishmet është regjistrimi i popullatës. Regjistrimi i popullatës dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë përbën një akt madhor. Regjistrimet janë periodike, por janë akte shumë të rëndësishme për të njohur të vërtetat më thelbësore të individit, shoqërisë, kombit dhe vendit, në momentin kohor në të cilin ai realizohet.

Por do të thoja se ky regjistrim realisht ka një rëndësi të veçantë , ndofta më të madhe se shumë e shumë regjistrime të tjera të bëra më parë sepse për herë të parë në historinë këtij vendi qytetarët shqiptarë regjistrohen si qytetarë të një Shqipërie tjetër , të një Shqipërie me të ardhura të mesme të larta, të një Shqipërie që nuk është më streha varfërore dhe streha e mjerimit të Evropës siç është identifikuar pothuaj në shekuj .

Ky regjistrim bëhet pra në një realitet tërësisht të ri, në një realitet pakrahasimisht të ndryshëm dhe pozitiv. Do të regjistrohen qytetarët, do të regjistrohen pasuritë e tyre, pra do të regjistrohet Shqipëria e cila në turravrapin e saj gjatë kësaj de kade ka shënuar arritje shumë të mëdha .

Le të fillojmë me varfërinë, nga 25 % që ka qenë 7- 8 vjet më parë ajo sot është 12 %. Të ardhurat për frymë janë rritur gjatë këtij 10 vjeçari së paku 150 % apo më shumë. Të ardhurat për frymë janë rritur gjatë këtyre 20 viteve rreth 35 herë, ishin 204 dollarë dhe tani janë 7400 dollarë për frymë, sipas disa statistikave ndërsa sipas disa të tjerave janë 8000 dollarë, por në tërësi sot në qoftë se 20 vjet më parë ne e kishim të vështirë të regjistronim mushka se nuk kishim, sot regjistrojmë vetura, vila, pra atë çka qytetarët e lirë me mundin, djersën , sakrificën e tyre kanë ndërtuar në një vend të lirë ,duke dëshmuar se liria funksionon, se shteti ligjor funksionon, ndaj dhe shtytja e sensusit për vjeshtë ju garantoj se nuk ka asnjë lidhje me klithmat mjerane të disa individëve të cilët për interesa të tyre personale duan të vënë në pikëpyetje identitetin, thelbin, qenien e kësaj shoqërie.

Nuk ka asnjë lidhje, lidhja e vetme pse u shty sensusi ka qenë fushata zgjedhore, zgjedhjet lokale, sepse qeveritë vendore kanë përgjegjësinë kryesore në të këtë akt madhor në të cilin Shqipëria do të dëshmohet para shqiptarëve dhe botës një vend tjetër, një vend që ecën me hapa të sigurta drejt një vendi të zhvilluar, një vend me të ardhura të mesme dhe të larta. Ata të cilët përpiqen të derdhin lot për kërcënimin e identitetit të shqiptarëve ata kanë fatkeqësinë të kenë lindur pa identitet, kanë një defincencë kongenitale të identitetit . Ata janë individë të shkëputur që nuk kanë të bëjnë me shoqërinë shqiptare. Në çdo shoqëri, në çdo grup ka dhe aberracione, qoftë dhe gjenetike.

Ky komb nuk ka vuajtur , nuk vuan dhe nuk do të vuajë kurrë për identitetin etij. Shqiptarët për këta mjeranë kanë qenë shqiptarë kur nuk kanë patur alfabete, kanë qenë shqiptarë kur kanë përjetuar pushtimet më barbare, pushtime të cilat për dekada të tëra kanë zbatuar doktrinën e shfarosjes së tyre, kanë qenë shqiptarë, kanë mbetur shqiptarë edhe kur kanë fjetur në perandori të tjera për shekuj me radhe dhe janë zgjuar shqiptarë.

Dy gjëra i kanë mbrojtur këta njerëz, zoti dhe identiteti. Këta që derdhin lot krokodili se po na kërcënohet identiteti janë njerëz me deficencë kongenitale identiteti, këta janë të pashpresë për tu shëruar në raport me identitetin, por shoqëria i pranon se ajo është shoqëri e lirë. Këta, të cilët na thonë ne, në virtytin, në mesazhin më të shkëlqyer që kemi se të shënosh fenë është diçka negative, këta janë njerëz të pazotë, këta janë mjeranë, ateistë që kanë frikë zotin , sepse ai që e beson zotin e di se pavarësisht besimit bashkohet tek zoti me vëllezërit e tij, me motrat e tij.

Mund ti bëj unë me zot ata? Jo këtë s’mund ta bëj . A wshtw e drejtw kjo që pse ata nuk kanë zot, të tjerët të druhen për fenë e tyre, të mikut të tyre, të shokut të tyre, të bashkëshortes? Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mundet që ateistët që kanë tmerr zotin, të diktojnë.

Cila qenka ana negative se dikush shkruan besimin e tij për të cilin është krenar, pasi çdo shqiptar është krenar për besimin e tij. Çdo qytetar i këtij vendi duhet të ndihet krenar me përkatësinë e tij etnike. Ata të cilët shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore, ata i përdhosin këto karrige, ata përdhosin kushtetutën , postet dhe karriget dhe janë më të mjerë se çakejtë e tyre, sepse çakejtë të paktën lehin, ndërsa ta vetë fshehin fytyrën dhe kanë frikë të dalin dhe kështu shndërrojnë institucionet, kushtetuese të vendit në strofulla praktikash, konceptesh dhe qëndrimesh ataviste, primitive. Nuk mund të them antikombëtare se nuk mund ti vendos këta në raport me kombin, nuk duhet përdorur fare ky term për ta. Këta njerëz nuk vendosën dot as raport me zotin, as raport me identitetin. Të njëjtën gjë bënë një pjesë e tyre për kartat e identitetit, duke ndërmarrë fushatën më primitive kundër kartave dhe tani na thonë se në se shqiptarët do të kenë mundësi të shprehen për besimin, do të shprehen për përkatësinë etnike, atëherë do të shpërbehet qenia jonë. Janë të shpërbërë ata në përmbajtje nuk kanë asgjë me identitetin e kësaj shoqërie derisa mbajnë një qëndrim të tillë.

Ata më ngjasin si personazhe, pra akti i regjistrimit është një akt madhor , i cili do të jetë akti i regjistrimit të qytetarëve të lirë shqiptarë. Shqiptarët do regjistrohen si qytetarë të lirë, të tregojnë pronën apo pasurinë që kanë, të tregojnë fenë dhe besimin që kanë, përkatësinë etnike që kanë natyrisht pa asnjë detyrim, kjo është në vullnetin e tyre. Ai që i konsideron këto si një çështje private është i ftuar të mos shënojë asnjërën prej tyre. Personalisht unë do ti shënoj, pasi jam krenar me identitetin tim, jam krenar me besimin tim fetar.

Pra koha është e ngutshme. A i patë reagimet që ata bënë me ligjin? Çfarë u bë me ligjin të dashur qytetarë dhe qytetare? Me amendimin e ligjit bëmë vetëm dy gjëra, hoqëm nga certifikata nacionalitetin, pasi nuk e shkruan më askush dhe vetëm kaq. Hoqëm një nen absurd në ligjin e regjistrimit, sipas të cilit të dhënat e regjistrimit duhet të hidhen në gjendjen civile. Kjo ishte një injorancë ligjëbërësie. Të dhënat e regjistrimit dhe gjendja civile janë dy gjera krejtësisht të ndryshme. Gjendja civile është regjistri i hyrjeve dhe daljeve nga kjo jetë, ajo është “perpetua mobile” e regjistrimit të çdo qytetari që lind, që ndahet nga jeta ose që lëviz nga qendra e banimit. Regjistrimi është një moment, është një e dhënë e një kohe të caktuar, e vjeshtës së viti 2011, i cili pasqyron tregues demografike dhe tregues të tjerë të vjeshtës së vitit 2011. Ato mund të përdoren nga qeveria në të gjitha politikat e shpërndarjeve, pasi ke të dhëna më të sakta për të bërë shpërndarjen e të ardhurave. Çdo qeveri shpërndarjen e të ardhurave kombëtare e bazon në disa tregues, ku njeri prej të cilëve është numri i banorëve, e përdor për të bërë strategji zhvillimi, e përdor për një seri qëllimesh të politikëbërjes, por nuk ka asnjë lidhje me gjendjen civile.

******

Ky vend, sot ka regjistrin e gjendjes civile elektronik më modern që mund të ekzistojë, ndaj dhe u amendua ligji, i cili qenka kërcënues për identitetin. Por të kujt? Të atyre që nuk e kanë këtë identitet.

U amendua tjetra sepse ishte shkruar se regjistrimi përgjithshëm përdoret për të nxjerrë listat e zgjedhësve. Listat e zgjedhësve nxirren nga gjendja civile, sepse ai është burim më i saktë dhe zgjedhjet e 2009 dhe të 2011 faktuan se në listat e zgjedhësve është realizuar standard i shkëlqyer . Kjo gjë u faktua. Atëherë a mund të mbeteshin në ligjin e regjistrimit këto nene? Këto nuk mund të mbeteshin. Dhe duhet të pranojmë se për të qartësuar u bënë disa amendamente të goditura, sepse u vendosën dhe disa penalitete. Gënjeshtrat dënohen. Nuk mund të transpozojmë gënjeshtrën që bëjnë në politikë individë apo forca të caktuara, në gënjeshtrën në statistikë, se pastaj statistika do të thoshte se ka një milion të papunë në Shqipëri, një milionë hajdutë dhe një milion punonjës sigurimi, siç u tha Ramiz Alia në vitin ‘90 të huajave dhe këtë e përsëriti Edi Rama pak a shumë në këtë fushatë.

Pra kjo është një statistikë dhe nuk ka asgjë me politikën. Duhet të informoj shqiptarët se kemi shpenzuar jo më pak se tre milion euro për regjistrimin e bagëtive dhe matrikullimin e tyre sepse ajo na duhej patjetër dhe për subvencionet që bëjmë ndaj tyre, na duhej edhe për të hartuar politikat e mbrojtjes dhe të zhvillimit të tyre.

Pra duhet , Ministria e Brendshme të nisë menjëherë punën me qarqet, të krijohen komisionet në rang qarku, të cilat janë dhe njësitë përgjegjëse kryesore për regjistrimin e e popullsisë, të fillojë menjëherë përzgjedhja dhe trajnimi, sa më shpejt sepse është e vertëte që zgjedhjet vendore e penguan procesin dhe tani duhet ta realizojmë me shpejtësi. Ata që mendojnë se ky tregues apo ai tregues kërkohet nga ky apo ai vend, ata mashtrojnë veten e tyre. Kjo qeveri dhe ky kryeministër në mënyrë absolute nuk ndikohet dhe nuk do të ndikohet kurrë me formularin bazë që ka të bëjë me identitetin dhe besimin, qenien e këtyre qytetarëve, por nuk ka asgjë më të palëkundur se besimi im tek liria, se besimi i qeverisë shqiptare tek liria, se qytetarët shqiptarë duhet të regjistrohen si qytetarë të lirë, duhet të kenë të gjithë lirinë për të shprehur përkatësinë e tyre etnike, po të duan, për të shprehur besimin e tyre fetar, për të shprehur pra ato që ndjejnë. Asnjeri nuk u detyron këtyre pa identitet që të shkruajnë se janë të tillë, le ta shkruajnë po të duan , por kërkesë nuk ka për ta.

************

U ndala këtu se ka disa muaj që një stihi histerike, në thonjëza nacionaliste përpiqet të marrë revanshin në media, se tjerëkund nuk rezulton absolutisht, por mediat kanë vetinë e tyre të krijojnë pseudofenomene, pseudongjarje dhe pseudopersonazhe. Lexoni pak në doktrinën e mediave. Një nga problemet kryesore është krijimi pseudopersonazheve, kaposhizimi i tyre dhe që pastaj kur shkojnë e bien përtokë dalin flluska. Pra, mediave ju bëj thirrje ta shndërrojmë këtë proces të qytetëruar, që të dëshmojë Shqipërinë vend me të ardhura të mesme të larta, Shqipërinë në një ngjitje të pandërprerë.

Këto zgjedhje kanë patur një mesazh shumë të madh, mesazhin se ky vend po mbushet me qytetarët e vet, njerëzit nuk po ikin. Jo ata nuk votojnë për politikë, mençuria e qytetarëve tejkalon shumë herë mençurinë e politikanëve të sezonit. U bënë përpjekje për ta shndërruar në referendum kundër kryeministrit dhe qeverisës dhe u pa seç u doli nga kjo përpjekje. Qytetarët votuan më shumë se në çdo zgjedhje tjetër, çka tregon se shqiptarët po qëndrojnë në Shqipëri, është kthyer stina, është kthyer rryma, dhe ky është zhvillimi më pozitiv dhe jam i bindur se e tëra kjo lidhet me faktin se Shqipëria sot është me të ardhura të mesme, të larta, është vend që ngjall gjithnjë e më shumë besim tek qytetarët e tij.

a.q/NOA

KOMENTE