English

Pasqyra e shtypit, 20 korrik 2011

Tiranë, 20 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 20 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Intervista, Topalli: Nuk e votoj Topin për President”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Zbardhen pasuritë e deputetëve biznesmenë të PS, Doshi shet 2.5 milionë, Ina Rama deklaron pagën”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Fule-Ashton: Reformë kushtetuese.

Kryetarja e Komisionit, Meksi: Brukseli keqinformohet për herë të dytë”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Kryeparlamentarja akuzon Topin: Të shtunën zgjedhim kryesinë”; “Vlorë, zhduket prej katër ditësh 15-vjeçari”; “Aleanca ‘Kuq e Zi’ zbulon skandalin e votimit në Kuvend”; Intelektualët memorandum te Presidenti për Piramidën”

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Presidenti braktis anëtarët e Kolegjit”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “BE: Zgjedhjet mbaruan, tani bëni reformat që ju afrojnë tek ne”; “Qeveria: Halimi ministër i Drejtësisë, Bumçi në krye të MTKRS”; “Tiranë, përdhunon fqinjen në makinën e tij, dëshmon e dhunuara”; ndërsa në faqet summer time “Eliza Hoxha: Ju rrëfej pasionin tim me celuloidin”; “Lorik Cana, sa i dëshiruar nga vajzat: Nuk i refuzoj”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Kolegji nuk është gjykatë, por organ i zgjedhur nga politika. Flet Presidenti dhe nënkryetari i KLD-së”. Më tej veçojmë titujt: “Zbardhen pasuritë e deputetëve, sa kanë fituar në një vit”; “Reportazh: Që të mos e shndërrojmë Jalin si Durrësin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Anëtarët e Kolegjit: Kemi ngelur si gjethe vjeshte”. Letra e plotë, zbardhet apeli i gjyqtarëve për Topin e KLD: Na mbroni”. Argumente të tjerë në faqen e parë të gazetës janë: “Ribotohet esseja e plotë e Kristo Frashërit për Skënderbeun: Kush janë trashëgimtarët e Skënderbeut”; ndërsa në faqet summer pages veçojmë titullin: “Gjin Marku: Pengu im, e dija 1 muaj përpara vrasjen e pastorit.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE