English

Rritet paga minimale, qeveria miraton vendimin për 20 mijë lekë në muaj

Tiranë, 20 korrik 2011 NOA – Vetëm pak ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Punës, qeveria zyrtarizon pagë minimale në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagës minimale në shkallë në masën 5.2 përqind, krahasuar me pagën minimale aktuale. Në bazë të këtij vendimi, paga minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj, do të jetë 20 000 lekë në muaj.

Gjithashtu, për një mbrojtje më të mirë të punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës është parashikuar edhe paga orare në masën 115 lekë.

Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht në 50 përqind mbi pagën bazë. Kështu, duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkojnë mesatarisht në rreth 30 000 lekë në muaj.

Sikundër citohet në njoftimin zytar në faqen online të qeverisë, vendimi parashikon që jo pagë minimale të fillojë efektivisht nga data 1 korrik 2011.

a.q/NOA

KOMENTE