English

Zjarri tek ish – Poligrafiku, ndërpritet energjia elektrike në zonë

Tiranë, 20 korrik 2011 NOA/Update – Vazhdon të ketë intensitet të lartë, zjarri i rënë sot në mesditë në një fabrikë plastmasi në zonën e ish - Poligrafikut.

Ka shkuar në 8 numri i makinave zjarrfikëse të mbërritura në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po bëhen përpjekjet për të mbajtur nën kontroll situatën. Janw nisur drejt Tiranës edhe makina nga drejtoria e zjarrikëseve në Durrës.

Nuk është arritur ende hapja e portës kryesore të frabrikës, në të cilën janë evakuar menjëherë punonjësit. Dy prej tyre janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë drejt spitalit për kujdes mjekësor. Ndërkohë, që vetëm pak minuta më parë është bërë i mundur ndëprerja e furnizimit të zonës me energji elektrike, për të parandaluar dëme të mëtejshmë. Në fabrikë konfirmohet se ka lënë kimike, ç’ka bën të vështirë luftën ndaj zjarrit, ndërsa po bëhet kujdes tës mos përfshihen nga flakët edhe dy punishte druri në krah të fabrikës së shkrumbuar.

a.q/NOA

KOMENTE