English

Integrimi, Topi: Pikë referimi edhe për rininë shqiptare

Tiranë, 21 korrik 2011 NOA - Presidenti Bamir Topinjë takim të zhvilluar me përfaqësues të Parlamentit Rinor ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova shumë shpejt do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Sot është nevoja të kemi njerëz të formuar, të shkolluar. Sot nuk duhet arritur vetëm standarte të natyrës politike. Klasa politike ka nevojë për të qenë pjesë e BE. Kjo është nevoja që është ndjerë më shumë në shoqëritë tona të izoluara, të privuara. Kur rinia ndjehet e lirë është arritja më e madhe. Vërtet kanë vuajtur nënat e baballarët tuaj, sepse kanë jetuar në sisteme privuese,por ata sot bëjnë çdo gjë që ju të përparoni. Ky është një xhest fisnik”, shtoi Topi. Topi inkurajoi të rinjtë të ndërgjegjësohen për vlerat që ka Bashkimi Europian, sigurisht edhe për kriteret që ai kërkon. Rritja e cilësisë arsimore, rishikimi i teksteve shkollore dhe unifikimi i diplomave universitare, për Presidentin Topi rrisin komunikimin dhe bashkëpunimin mes të rinjve të dy vendeve. "Brezi i ri të edukohet e të ketë mundësi që më i kualifikuari të jetë më i kërkuari. Vetëm kualiteti i brezit të ri sot, do na japë shërbime të kualifikuara nesër. Studim, seriozitet, komunikim mes jush. Shkëmbeni eksperienca, Opsionet institucionale janë të tilla që Shqipëria e Kosova kanë një pikë referimi, ky është Brukseli. Duke ecur me këto pika referimi të konsoliduara brezi i ri do jetë i garantuar. Dëshiroj tju inkuraj në të gjithë këto iniciativa”, ka përfunduar presidenti Topi.

a.q/NOA

KOMENTE