Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi mbyll sesionin e verës, mungon opozita, votohet edhe paketa fiskale
English

Kuvendi mbyll sesionin e verës, mungon opozita, votohet edhe paketa fiskale

Tiranë, 21 korrik 2011 NOA / Albana Qehajaj – Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot punimet për sesionin e 4-ët të kësaj legjislature. Rreth orës 14.00 deputetët votuan 2 emrat e rinj për ministra në kabinetit qeveritar, Halimi e Bumçi. Deputeti i qarkut të Durrësit, Eduart Halimi kthehet tek Ministria e Drejtësisë, pasi shërbeu aty si zv/ministër gjatë periudhës 2005-2008, për të punuar më pas deri në 2009 si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ndërsa Aldo Bumçi, i cili në periudhën kohore 2005-2007 ka qenë ministër i Drejtesisë, rikthehet në kabinetin qeveritar si Ministër i Kulturës.

Seanca nisi me diskutime për ndryshimet e propozuara nga ministria e Financave në paketën fiskale për vitin 2011. Ndërsa, deputetët e opozitës bojkotuan sërish seancën, pavarësisht thirrjeve të kryeparlamentares Topalli për të marrë pjesë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha sulmoi opozitën, duke e akuzuar se luan rolin e bllokuesit, dhe ftoi deputetët të votojnë paketën fiskale, si pjesë e reformave të cilët ndikojnë pozitivisht direkt në xhepin dhe në jetën e qytetarëve shqiptar.

Ministri i Financave, Ridvan Bode i cilësoi, ndryshimet në paketën fiskale, si politika atraktive për të mbështetur industritë vendase dhe për të vendosur rregulla për funksionimin e një tregu më transparent, më konkurues dhe për të minimizuar e goditur evazionin fiskal.

71 deputetët e mazhorancës kanë mbështëtur me votë projekti, i cili parashikon heqje të doganës për automjetet, rritje të akcizës për karburantet, ulje të akcizës për birrën dhe heqje të tarifës doganore 10 për qind për veshjet.

Sesioni i ri kuvendor do të nisë në muajin shtator, ku pritet që opozitë të ketë vendosur përfundimisht se cila do të jetë marrëdhënia e saj me Kuvendin, pas bojkotit të herëpashershëm që prej krijimit të përbërjes së re kuvendore, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershor 2009, për të cilat PS pasi gjithashtu rezerva.

a.q/NOA

KOMENTE