Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Regjistrimi i pronave, Wollfarth: Zgjidh konfliktet. Berisha: E kemi objektivin më të madh
English

Regjistrimi i pronave, Wollfarth: Zgjidh konfliktet. Berisha: E kemi objektivin më të madh

Tiranë, 21 korrik 2011, NOA – Ndërkohë që në Gjykatën e Strasburgut kanë mbërritur dhe janë trajtuar shumë padi të pronarëve të tokave kundër shtetit, të cilëve jo vetëm që nuk u janë kthyer pronat e marra me të padrejtë nga regjimi komunist, por të drejtat e të cilëve mbi pronën janë shkelur edhe përmes ligjit 7501 në vitet e demokracisë, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i bëri apel autoriteteve të larta të vendit të shohin me kujdes regjistrimin e pronave të popullsisë.

Gjatë një aktiviteti të përbashkët ku u diskutua për projektin e qeverisë për regjistrimin e pronave dhe sinjalistikave të reja në zonat turistike të bregdetit të Jonit, Wollfarth theksoi se procesi i regjistrimit të pronave është tejet kompleks.

Ambasadori i OSBE-së nënvizoi se procesi i regjistrimit të pronave është përgjegjësi e Shqipërisë, dhe ai shërben për të zgjidhur konfliktet mbi pronën në mënyrë paqësore dhe të qëndrueshme, duke veçuar se zbatimi me sukses i këtij projekti lufton edhe korrupsionin.

Gjatë seminarit ku merrte pjesë edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi, kryeministri Sali Berisha e vlerësoi projektin e qeverisë për regjistrimin e pronës si një projekt që do të hyjë në historinë shqiptare si një projekt suksesi.

Shefi i qeverisë bëri me dije se qeveria po bën punë maksimale për finalizimin e projektit, të cilin ai e vlerësoi si prioritet madhor.

Ai e cilësoi projektin e regjistrit të tokës në zonën bregdetare në jug të vendit të një rëndësie nevralgjike për problemet e pronësisë, ekonominë e tregut dhe zhvillimin ekonomik, duke shprehur bindjen se projekti do të jetë një histori suksesi.

Kryeministri Berisha theksoi se përfundimi i regjistrit pritet të finalizohet në maj të vitit 2013, pra sipas kryeministrit, pak përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2013.

“Regjistri i pasurive të paluajtshme përbën në të gjithë axhendën dixhitale të qeverisë, objektivin më të madh. Të kemi një ndër regjistrat më solid të pasurive të paluajtshme”, deklaroi kryeministri duke theksuar se paralel me regjistrimin e pronave do të bëhet edhe regjistrimi i popullsisë i njohur tashmë si censusi i popullsisë, që sipas kryeministrit përfshin regjistrimin e qytetarëve dhe të banesave.

Sipas zotit Berisha, gjatë këtij procesi tërësor brenda majit 2013 do të jetë gati harta dixhitale e Shqipërisë aktuale.

Ndërkohë, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Ettore Sequi insistoi në projektin për regjistrimin e pronës duke theksuar se BE ka eksperiencë në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor për pronën.

Sequi ritheksoi se BE e mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit, duke i kujtuar kryeministrit se projekti i regjistrimit të pronës së paluajtshme është një projekt që afron integrimin e vendit me Europën e Bashkuar.

Projekti për regjistrimin e pronës dhe sinjalistikën rrugore në zonat turistike të bregdetit jugor të Shqipërisë është asistuar nga OSBE përmes një financimi prej 1.5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian.

mit/NOA

KOMENTE
  • Tani15:35 - 21 Korrik 2011
    Vetem Europa na sjell ne rruge.