English

Velipojë, 38 vjeçari hidhet nga kati i pestë i hotelit ku pushonte

Shkodër, 22 korrik 2011 NOA – Policia e Shkodrës ka raportuar se mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:50, në n jë hotel privat në plazhin e Velipojës ka rënë nga lartësia e katit të pestë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Naim Fatjani, vjeç 38, lindur në Prizren, Kosovë dhe banues në Zvicër.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili kreu veprimet e duhura hetimore dhe proçeduriale, ku rezultoi se viktima, i cili ishte pushues ne plazhin e Velipojës, është vetëhedhur nga godina 5-katëshe dhe shkaku i kësaj ngjarje dyshohet të jetë depresioni mendor.

a.q/NOA

KOMENTE