Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Kosova vendi me papunësinë më të madhe në Europë
English

Vetëvendosje: Kosova vendi me papunësinë më të madhe në Europë

Ferizaj, 22 korrik 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje së bashku me disa bashkatdhetarë organizoi një tubim në Ferizaj ku u diskutua gjatë lidhur me situatën në vend.

Emigrantët gjatë këtij tubimi u takuan me dy nënkryetarët, Shpend Ahmetin dhe Aida Dërgutin si dhe me kryetarin i Qendrës së Ferizajt, Faton Topallin.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Ahmeti tha se “Korrupsioni i lartë, kriminaliteti në rritje, raportet e ndryshme ndërkombëtare e vënë Kosovën si një vend në një krizë të vazhdueshme. Nëse i shohim statistikat e Bankës Botërore ato na tregojnë se 48% e popullatës jetojnë në varfëri, që do të thotë se jetojnë me më pak se 1.41 euro në ditë, rreth 18% e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme, e kemi shtetin i cili e ka papunësinë më të madhe në Europë. Mirëpo me gjithë anët negative Kosova ka potencial për tu zhvilluar. Më shumë se 50% e popullsisë janë më të rinj se 25 vjeç. Kosova ka bazë të rimëkëmbet, por jo me këtë politikë që po zhvillon pushteti në Kosovë”.

Sipas tij që pas shpalljes së pavarësisë vendi po shkon mbrapa.

Më tej Faton Topalli shtoi se nëpërmjet angazhimit politik si në Kosovë edhe në mërgim duhet të kthehet shteti i Kosovës në shërbim të qytetarëve e të mos lejohet që më tej qytetarët të shfrytëzohen nga pushteti.

Ai ftoi qytetarët që jetojnë në diasporë, që të angazhohen politikisht për ndërtimin e shtetit dhe ta ngrinin zërin sa herë që u shkelen të drejtat elementare si e drejta e votës, e drejta e marrjes pjesë në proceset politike.

a.y/NOA

KOMENTE