English

Parashikimi i motit për 24 korrik 2011

Tiranë, 23 korrik 2011, NOA- Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe shira të izoluar në pjesën më të madhe të vendit, shira më të dendura do të ketë në zonat veriore si edhe lindore. Mesdita do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat malore do të jenë me vranësira dhe shira të dobët, kryesisht veri - verilindja e territorit.

Sipas MeteoAlb, me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të vijojë sërish bregdeti dhe ultësira perëndimore gjatë pasdites por zonat malore lindore do të mbeten me kthjellime, vranësira dhe shira të izoluar. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë.

Europa

Sërish, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent në pjesën më të madhe të saj. Kështu shira të rrëmbyeshëm do të ketë në Europën Veriperëndimore, Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut. Problematike situata do të mbetet në Finlandë dhe në Gjermani pasi shirat do të bien në formë rrebeshi dhe do të shoqërohen me stuhi ere dhe shkarkesa rrufesh. Gjithashtu shira në formë rrebeshi do të ketë në Vendet Balltike dhe në Ballkanin Verior ku në këto rajone temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbetet Europa jugperëndimore, juglindore dhe një pjesë e Europës Lindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere

- Gjermania rrezikohet për shira intesive dhe shkarkesa rrufesh

- Skandinavia alarmon për shira të dendur dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE