English

Oslo, familja mbretërore në meshën për 92 viktimat

Oslo, 24 korrik 2011, NOA - Një aksion i zgjeruar policor po zhvillohet sotlindje të kryeqytetit norvegjez, Oslo.

Aksioni lidhet me sulmet e së premtes së kaluar, sikundër deklaron një zëdhënës i policisë, cituar nga gazeta online VG. Anders Fridenberg, raportoi se në orën 11.45 filloi një operacion policor i armatosur në rrugët e lagjes Arvoll. Në mesditë, është e transmetuar drejtpërdrejtë në rrjete të unifikuar mesha e së djelës e mbajtur nga peshkopi i Oslos, Ole Christian Kvarme. Në prani të mbretit Harald, mbretëreshës Sonja dhe të princecësh Marta Lousi, por edhe kryeministrit e ministrave është mbajtur lutja e madhe për 92 viktimat e tragjedisë.

Ndërsa, princi i kurorës Hakon mori pjesë në meshën e mbajtur në komunën Hole, së cilës i përket ishulli Utoya ku u kryen vrasjet.

a.q/NOA

KOMENTE