English

Basha, fjalimi i parë si kryetar: Tirana, familja jonë e madhe

Tiranë, 25 korrik 2011 NOA/Albana Qehajaj - Në fjalën e tij të parë si kryetar bashkie, Lulzim Basha uroi punë të mbarë për Këshillin Bashkiak dhe falënderoi qytetarët e Tiranës për këtë privilegj të jashtëzakonshëm.

“Dua t`ju siguroj se administrata ime do të jetë gjithëpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësinë. Nisim një rrugëtim të ri, për të ndërtuar Tiranën që ne të gjithë duam dhe ëndërrojmë. Sot fillojmë punën për përmbushje me sukses të këtij misioni”, u shpreh kryebashkiaku i ri.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se të mërkurën pasdite do të hapë dyert e bashkisë për qytetarët. Ai pohoi se do të përcaktojë orare zyrtare për takimin e qytetarëve me kryebashkiakun, për të biseduar për problemet e tyre.

“Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët”, ka bërë të ditur Basha.

Kreu i ri i bashkisë së Tiranës në fjalën e tij nënvizoi gjithashtu se si kryebashkiak do të përfaqësoj secilin nga qytetarët.

“Është koha të shohim qytetin tonë si një familje e madhe”, vijoi në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. (vijon)

a.q/NOA

KOMENTE