English

Haxhinasto: Kosova, sa më parë në Shengen

Tiranë, 26 korrik 2011 NOA - Zv/kryeministri njëherësh dhe ministri i Jashtëm,Edmond Haxhinastonjë takim të zhvilluar me administratën kosovare, zhvilluar sot në ministrinë e Jashtëm, ministri deklaroi se dhe Kosova do të jetë së shpejti pjesë e procesit të liberalizimit të vizave, që qytetarët të lëvizin lirë në zonën Shengen.

“Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e këtij procesi. Këtë fund viti ju do të keni udhërrëfyesin dhe do të filloni me plotësime konkrete për standartet. Shqipëria mbështet me forcë këtë proces që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në hapësirën shengen. Rajoni duhet të integrohet mes vetes dhe në Evropë”, u shpreh ministri.

Po ashtu, ministri Haxhinasto theksoi se Kosova të vazhdojë marrëdhënien me BE-në në drejtim të fillimit të procesit të një marrëveshje të Stabilizim Asociimit. "Ne mbështesim fuqishëm integrim të plotë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është mënyra si shkohet në Evropë", nënvizoi zv/kryeministri Edmond Haxhinasto.

a.q/NOA

KOMENTE