English

Kongresi Botëror i vrapimit në mal, Berisha garanton mbështetje

Tiranë, 26 korrik 201, NOA – Zyra e shtypit e Këshilli të Ministrave njoftoi se, kryeministri Berisha priti sotnjë takim, në selinë e Kryeministrisë, presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës, z. Hansjörg Wirz dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Botërore të Atletikës, z. Pierre Weiss.

Në takim u fol për zhvillimin në Tiranë më 11 shtator, nën patronazhin e kryeministrit Berisha, të Kongresit Botëror të të Federatës së Atletikës, si dhe Kampionatin e 27 - të Botëror të Vrapimit në Mal.

Gjithashtu, drejtuesit e lartë të atletikës premtuan mbështetjen e federatave që drejtojnë për realizimin e një piste moderne në stadiumin shqiptar të atletikës. Kryeministri Berisha bëri të njohur vullnetin e qeverisë së tij për ta bërë Tiranën me një qendër të re të atletikës, e cila do të pajiset me të gjitha facilitetet moderne.

“Atletika - tha Berisha - po bëhet gjithmonë e më shumë një sport i masave të gjera dhe qeveria që unë drejtoj do të japë mbështetjen maksimale për krijimin e kushteve për zhvillimin e tij”.

a.q/NOA

KOMENTE