Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrolli i kufijve me Serbinë, BE: Aksioni i policisë së Kosovës i pamiratuar nga ne
English

Kontrolli i kufijve me Serbinë, BE: Aksioni i policisë së Kosovës i pamiratuar nga ne

Mitrovicë, 26 korrik 2011, NOA – Marrja nën kontroll pas tre vitesh e dy pikave kufitare me Serbinë, ajo e Bërnjakës dhe Jerinjes në veri të Kosovës, nga Policia e Kosovës është cilësuar si një aksion jo i dobishëm dhe i pakonsultuar me BE-në nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Fernando Gentilini.

“Operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm. Ai nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-ja nuk e ka miratuar atë”, u shpreh Fernando Gentilini, Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën në lidhje me situatën në veri, citon radio “Evropa e Lirë”.

Ky aksion i policisë së Kosovës në zonën e banuar me shumicë serbe në veri të Mitrovicës u ndërmor mesnatën e mbrëmshme me vendim të qeverisë së Kosovës dhe nën kundërshtimin e serbëve të zonës që ngritën bllokada në kufi me makineri të rëndë.

Operacioni i policisë së Kosovës u krye për të rritur sigurinë pasi në të dyja këto pika në veri të Kosovës, serbët nuk zbatonin embargon e kalimit në doganë, ku kamionët serbë hynin në territorin e Kosovës në mënyrë të pakontrolluar.

Përfaqësuesi i BE-së Gentilini bëri thirrje për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

“Është thelbësore që situata të qetësohet tani dhe të kthehemi ku kemi qenë. EULEX-i është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në këtë”, tha Gentilini.

Sipas tij dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së vulave të doganave dhe për rivendosjen e tregtisë së lirë në të dy drejtimet.

“Veprimet e njëanshme nuk mund ta zgjidhin problemin”, apeloi Fernando Gentilini.

RFE/mit/NOA

KOMENTE