Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha hap dyert e Bashkisë për qytetarët
English

Basha hap dyert e Bashkisë për qytetarët

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA- Ashtu si dhe u kishte premtuar qytetarëve në kohën që ishte kandidat për tu bërë qytetar i parë i Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha e ka mbajtur premtimin e parë dhe sot në orën 18.30 hapen dyert e Bashkisë për të gjithë qytetarët.

Ky takim i qytetarëve me kryebashkiakun e ri vjen pas njoftimit të bërë ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Tiranës ku njoftohej dyert e bashkisë janë të hapura për të gjithë.

Ndërkohë vetë Basha është shprehur se, “Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike. Dyert e Bashkisë do të jenë të hapura, për çdo qytetar të Tiranës të mërkurën në mbrëmje.” Nëpërmjet këtij hapi kryebashkiaku Basha pritet të njihet me shqetësimet e banorëve kryeqytetas, në mënyrë që shqetësimeve të tyre tu gjejë zgjidhje me qeverisjen e tij.

Gjithsesi nga ana e qytetarëve pritet që kryebashkiaku Basha të marrë urimet e tyre për marrjen e këtij posti.

Ky takim është i pari që kryebashkiaku Basha zhvillon me qytetarët, ndërsa pritet që në ditët në vijim ashtu si dhe ka premtuar një ditë në javë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe i gatshëm për ti dëgjuar ata.

a.y/NOA

KOMENTE