Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE penalizon ACR: Nuk janë realizuar investimet e parashikuara
English

METE penalizon ACR: Nuk janë realizuar investimet e parashikuara

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot penalizimin e shoqërisë koncensionare “Albanian Chrome” sh.p.k, në masën 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në programin e investimeve.

Kontrollet e ushtruara nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore konstatojnë se, për periudhën 2007-2008, shoqëria ACR ka investuar 3 090 000 USD nё Minierёn e Kromit Bulqizё, ndërkohë që investimet e kryera, në bazë të kontratës koncensionare që METE ka lidhur me ACR, duhet të ishin 3 400 000 USD.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara rezulton se, për vitin 2009 nuk ka pasur asnjë investim në minierën e kromit të Bulqizës nga shoqëria koncensionare “Albanian Chrome”.

Për këtë arsye, METE vendosi sot aplikimin e penalitetit prej 56 milionë lekësh për shoqërinë ACR, i cili duhet të shlyhet nga ACR brenda 20 ditësh nga marrja e njoftimit.

Vendimi i marrë sot nga ana e METE ka ardhur pas kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si dhe kontrolleve që janë kryer nga Grupi i Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar të shoqërisë koncensionare ACR.

Penaliteti i vendosur për shoqërinë “Albanian Chrome” është llogaritur për mosrealizimin të investimeve për 365 ditë vonesë, referuar detyrimit për investime në Minierën e Kromit Bulqizë për periudhën 2007-2008.

Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi pezullimin e pjesshëm të lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania, pas raportit të hartuar nga Grupi i Punës së ngritur nga METE, për kontrollin e aktivitetit minerar të kësaj shoqërie koncensionare. Ky Pezullim i pjesshëm i lejes minerare të shoqërisë ACR është vendosur vetëm për Zonën D dhe do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i. Në ditët në vijim, Grupi i Punës dhe AKBN do të zhvillojnë kontrolle edhe në objektet e tjera. METE garanton edhe një herë se do të vazhdojë të respektojë me përpikmëri legjislacionin në fuqi, përsa i përket zbatimit të marrëveshjeve koncensionare.

a.q/NOA

KOMENTE