English

Shqipëri – Itali, qeveria “ok” linjave të interkonjeksionit

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA – Qeveria miratoi propozimin e ministrisë së ekonomisë për ndërtimin e linjave të interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

Kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin e linjave të interkonjeksionit me Italinë të një rëndësie strategjike për tregun energjetik. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri u shpreh: “Në projektin Shqipëria - superfuqi energjetike në rajon dhe në kuadrin e një zhvillimi shumëplanësh të vendit, linjat e interkonjeksionit me Italinë kanë një rëndësi parësore. Këto ditë, ne do të inaugurojmë linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi dhe në një hark kohor shumë të shkurtër fillon ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Prishtinën dhe më pas, me Shkupin”, tha kryeministri.

Sipas tij, linjat e interkonjeksionit me Italinë kanë një rëndësi strategjike për Shqipërinë, pasi tregu italian është një nga tregjet energjetike më të fuqishme të Europës.

“Sidomos me referendumin e fundit, me të cilin u votua kundër përdorimit të energjisë nukleare si burim energjie, mbetet që të bëjmë gjithçka për të rritur prodhimet energjetike dhe eksportin e energjisë. Këto dy linja interkonjeksioni janë jashtëzakonisht të rëndësishme në perspektivën e shndërrimit të Shqipërisë superfuqi e vogël energjetike rajonale”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE