Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 29 korrik 2011
English

Parashikimi i motit për 29 korrik 2011

Tiranë, 28 korrik 2011, NOA- Një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë të gjithë territorin shqiptar. Shirat do të bien si fillim në veri dhe veriperëndim të territorit e më pas gradualisht duke u shtrirë në të gjithë vendin. Në kushtet e vranësirave dhe shirave do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim të vranësirave dhe shirave duke i zhvendosur në zonat malore verilindore dhe juglindore duke lenë pjesën tjetër të territorit me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave si edhe në zonat të veçanta shira të izoluar. Në mbrëmje dhe gjate natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen gradualisht nga territori për t’ia lenë vendin kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por gjatë mesditës për shkak të vranësirave dhe shirave temperaturat do të pësojnë 2 gradë rënie në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon të arrijë 3- 4 ballë.

Europa

Nesër, në kushtet e motit të paqëndrueshëm do të mbeten Europa veriperëndimore, Europa Qendrore si edhe Rajoni i Mesdheut, pasi vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës në këto rajone. Shira më të konsiderueshëm do të përjetojnë vendet Balltike dhe Ballkani Verior të cilat do të shoqërohen dhe me stuhi ere. Në këto rajone temperaturat do të pësojnë rënie për shkak të prezencës të shirave. Ndërsa në pjesën tjetër të kontinentit Europian do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Në këto kushte do të ndodhet Europa jugperëndimore, një pjesë e Europës juglindore dhe Europa Lindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere

- Vendet Balltike rrezikojnë shira intensive dhe temperatura të ulëta

- Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE