Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës: Kujdes! Po vriten shumë njerëz në aksidente
English

Policia e Kosovës: Kujdes! Po vriten shumë njerëz në aksidente

Prishtinë, 28 Korrik 2011 NOA – Aksidentet e shtuara në numër këtë javë që ka nisur si dhe fakti që afro dhjetë vetë kanë humbur jetën dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur, ka vënë në alarm policinë.

Përmes një apeli publik sot, Policia e Kosovës, duke e vërejtur këtë numër të aksidenteve tha se u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët qarkullojnë në rrugë me ose pa automjete, të kenë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes të sanksionuara me ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor.

“Apelojmë edhe tek bashkatdhetarët tanë qe këto ditë po qëndrojnë në Kosovë të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugore ne vende dhe të vozisin konform kushteve dhe infrastrukturës rrugore të Kosovës pasi qe bazuar ne statistikat e policisë ne disa raste janë të përfshirë edhe vetura me targa të shteteve të huaja qe voziten nga bashkatdhetarët tanë”, - thotë Policia e Kosovës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Duke përmendur faktin se moszbatimi i rregullave të lëvizjes, “për fat të keq po paguhet me jetë”, nga ana tjetër, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të PK-së bëjnë të ditur se do të rrisin masat e gjobitjes.

Sipas Policisë së Kosovës, “kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit të cilët nuk i respektojnë rregullat konform ligjit për siguri në komunikacionin rrugor”.

Policia tha se aktivitetet policore do të jenë të fokusuara në pika kontrolli dhe ne patrullime shtesë të njësiteve të trafikut dhe të gjithë pjesëmarrësit që nuk i respektojnë dispozitat e ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, do të gjobiten e në raste të caktuara siç është e paraparë edhe me ligj do të merren edhe masa të tjera.

a.be.t/NOA

KOMENTE