Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha mbledh drejtuesit e minibashkive, bojkoton opozita
English

Basha mbledh drejtuesit e minibashkive, bojkoton opozita

Tiranë, 29 korrik 2011, NOA - Kryebashkiaku, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e njësive bashkiake, ku kanë munguar kryetarët socialistë të 4 njësive vendore.

Basha ka deklaruar gjatë fillimit të takimit, se bëhet fjalë për një mbledhje periodike, ndërsa ka ftuar kolegët e opozitës t’i bashkohen mbledhjes tjetër në dobi të interesave të qytetarëve dhe jo në dobi të ngjyrave partiake. “Vendosëm për t`i dhënë fund betejave politike. Shpresoj që edhe 4 kolegët që mungojnë sot do të na bashkëngjiten në mbledhjen tjetër, pavarësisht ngjyrave politike që përfaqësojnë. Mesazhi që unë dua të jap sot është bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe 11 njësive pa asnjë dallim. Ju jeni vija e parë e bashkëpunimit, ndodheni shumë pranë komunitetit. Ky është një hap i parë dhe i domosdoshëm”, tha Basha.

Kryebashkiaku Basha propozoi që këto takime, në të cilat do të diskutohet për shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, të jenë periodike. “Do diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me komunitetin që ju përfaqësoni dhe reformën e decentralizimit, pjesë e programit tim. Do vendosim qytetarin në plan të parë, dëgjimin e zërit të qytetarit, që shërbimi për të jetë më pranë tij. Decentralizimi është kryefjala e kësaj reforme që do kërkojë përvojën dhe bashkëpunimin tuaj, përfshi këtu të gjitha forcat politike”, tha Basha. Duke iu drejtuar krerëve të njësive bashkiake, ai kërkoi ngritjen e një grupi pune për një platformë decentralizimi. Po ashtu kryebashkiaku u kërkoi atyre, që interesat e qytetarëve që përfaqësojnë të jenë shtylla kryesore e punës.

a.q/NOA

KOMENTE