Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Natë e qetë në Mitrovicë, KFOR shpall 2 pikat zona të kufizuara ushtarake
English

Natë e qetë në Mitrovicë, KFOR shpall 2 pikat zona të kufizuara ushtarake

Mitrovicë, 29 korrik 2011, NOA - Nata në veri të Mitrovicës ka kaluar e qetë, ndërsa disa banorë serbë kanë qëndruar pranë barrikadave në dy lokacione, përkatësisht në Rudare dhe Zupç, që çojnë në drejtim të dy pikave kufitare. Edhe pse ushtarët amerikanë kanë larguar mbrëmë barrikadat në Zupç te Zubin Potoku, më vonë grupe serbësh kanë kthyer barrikadat në atë vend sërish. Sipas agjencisë së lajmeve “Kosovapress”, sot pritet që bisedimet të vazhdojnë mes komandantit të KFR-it, Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb në bisedime me Prishtinën, Borko Stefanoviq. KFOR-i i ka shpallur dy pikat kufitare në veri të Kosoves Zona të Kufizuara. Kjo ka bërë të qartë se çdo përpjekje e re për vandalizma në brezin kufitar Kosovë-Serbi do të zbrapset nga forcat e KFOR-it.

“Në rast nevoje, forcat tona do t´i përgjigjen dhunës edhe me forcën vdekjeprurëse”, ka paralajmëruar Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buehler, të enjten në Mitrovicë:

Një vendim i tillë vjen pasi iu vu zjarri njërës nga të dy pikat kufitare në veri të Kosovës nga protestuesit serbë. Kësaj i parapriu vrasja e një polici të Njësisë Speciale të Kosovës dhe plagosja e dhjetëra të tjerëve.

a.q/NOA

KOMENTE