English

OKB refuzon Serbinë: Nuk mblidhemi për tekat e Beogradit

Nju Jork, 29 Korrik 2011 - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i cili me kërkesë të Serbisë, ka mbajtur konsultime të mbyllura për situatën në Kosovë refuzoi të mblidhet për këtë tekë të re të Beogradit.

Agjencia France Press bën të ditur se organi i OKB-së ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë, citon RFE.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka protestuar pasi nuk u lejua të adresojë konsultimet. “Është shumë e vështirë për ne të kuptojmë se përse kaq shumë rezistencë për të dhënë kontribut në debatin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Ju mund të pajtoheni ose jo me atë që ka për të thënë Serbia, por të paktën është e drejtë të na dëgjoni – ne nuk u lejuam të dëgjohemi”, tha Jeremiq.

Ambasadori gjerman, Peter Viting, i cili mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, tha se Bashkimi Evropian ishte organi i përshtatshëm për trajtimin e valës aktuale të dhunës në Kosovë.

KOMENTE