Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 5 gusht 2011
English

Parashikimi i motit për 5 gusht 2011

Tiranë, 4 gusht, NOA - Sipas MeteoAlb nesër (5 gusht) zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellet, por vranësirat do të jenë të pranishme, ndërsa me vranësira dhe shira të dobët dhe të izoluar do të jenë zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Gjate pasdites do të këtë shtim të vranësirave në të gjithë vendin, duke rrezikuar pjesën më të madhe të tij me shira të izoluar. Shira të konsiderueshëm do të bien në juglindje dhe në veri të vendit, ndërsa bregdeti dhe një pjesë e ultësirës do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato pothuajse qëndrojnë konstante, si ne vlerat e mëngjesit dhe në ato të mesditës.

Era do të fryje e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Perendimor. Dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët.

Parashikimi në Europë

Nesër, Europa perendimore edhe Europa Qendrore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës. Shira të konsiderueshëm do të ketë në Norvegji dhe në Gjermani, problematike në këto zona do të shfaqet rënia e ndjeshme e temperaturave, për shkak të prezencës së shirave gjatë gjithë ditës. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jetë edhe Pellgu i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkani, ku gjatë pasdites vranësirat do të grumbullohen dhe për pasojë do të gjenerojnë shira në formë rrebeshi, por në këto rajone nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas hershme. Pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani verior do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere. Franca rrezikon shira intesive dhe dallgëzim në det.

a.k/NOA

KOMENTE