English

Berisha për marrëveshjen: Bashkëpunim kundër kontrabandës

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA - Qeveria shqiptare përshëndet mirëkuptimin e arritur sot midis qeverisë së Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave citohet se, me marrëveshjen e kësaj të premte garantohet kontrolli i kufirit verior të Republikës së Kosovës dhe hidhen baza solide për zgjidhjen me negociata, bazuar në parimin e reciprocitetit, të çështjes së lëvizjes së lirë të mallrave midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Qeveria shqiptare vlerëson bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, gadishmerinë e saj për të vazhduar dialogun dhe negociatat në procesin e Brukselit.

Qeveria shqiptare u bën thirrje të dy palëve që të vendosin për lëvizjen e lirë të mallrave në të dy drejtimet dhe për bashkpunimin në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në interesin më të mirë të vendeve të tyre dhe rajonit në tërësi”, përfundon deklarata zyrtare e qeverisë shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE