English

Sherr me thika në lokal, 2 në spital, 4 në pranga dhe 2 në kërkim

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA- Katër persona kanë rënë në duart e policisë pas një sherri të ndodhur në një lokal afër zonës së njohur si Kthesa e Kamzës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë të arrestuarit janë Saimir Rasha 21 vjeç, Ervis Manjani, 21 vjeç, Basri Kurpali, 21 vjeç dhe Premtim Kurpali, 19 vjeç, të katër banues në Bathore të Tiranës.

Krahas tyre, Imer Kurpali dhe Vilson Luca u shpallën në kërkim pasi në bashkëpunim me katër të arrestuarit plagosën rëndë me thikë në tentativë për ti vrarë dy të rinj.

Arjan Imeraj, 27 vjeç dhe dhe Eduard Sokoli 24 vjeç, u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një lokal muzike live, pranë kthesës së Kamzës në Tirane, janë konfliktuar me gjashtë të rinjtë e sipërpërmendur, pasi këta të fundit kanë tentuar të vrasin me thikë, duke i plagosur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas plagëve të marra, Imeraj dhe Sokolaj janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkaq Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet për veprën penale, "Vrasjes me Dashje e mbetur ne tentativë e kryer ne bashkëpunim".

a.y/NOA

KOMENTE