Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ISSH: Ndryshimet e reja, ja ç’përfitoni nga falja e gjobave
English

ISSH: Ndryshimet e reja, ja ç’përfitoni nga falja e gjobave

Tiranë, 8 gusht 2011, NOA – Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku shpjegon disa nga ndryshimet më të fundit që lidhen me pagën minimale dhe maksimale.

Gjatë intervistës Balluku flet për faljen e detyrimeve të papaguara, gjobave dhe kamatëvonesave, atë ç’ka përfitojnë bizneset dhe individët, kushtet e përfitimit të grave nga barra e lindjes apo edhe për përfitimet e emigrantëve shqiptarë në rast të sigurimit të tyre në vend.

Z. Balluku, me faljen e gjobave dhe kamatvonesave, çfarë përfitojnë realisht bizeneset dhe individët?

Balluku: Në përmbajtjen e tij, Ligji nr.10418 date 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, krahas faljes së disa detyrimeve në sektorë të tjerë, fal dhe një pjesë të mirë të detyrimeve kontributeve, gjobave e kamatvonesave në fushën e sigurimeve shoqërore.

Ligji i mësipërm, mundëson faljen e detyrimeve kontributeve, gjobave dha kamatvonesave, të cilën e bën në përputhje me statusin e subjekteve, duke patur në konsideratë subjektet e vetëpunësuar, që nuk kanë të punësuar të tjerë, si dhe subjektet juridikë e fizikë me të punësuar, ku punëdhënësit krahas përgjegjësive të tyre, kanë përgjegjësi për sigurimin shoqëror dhe të personave të tjerë të punësuar.

Për të vetëpunësuarit në qytet

Tatimpaguesve të regjistruar si të vetëpunësuar me detyrime të prapambetura, për periudhën deri në fund të vitit 2008 dhe që janë debitorë për kontributet për veten e tyre dhe pjestarët e tjerë të familjes, vetëm për periudhën që ata kanë patur këtë status, u falen të gjithë detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat.

Tatimpaguesve të regjistruar si të vetëpunësuar me detyrime të prapambetura, për periudhën 1 Janar 2009 deri më 31 dhjetor 2010 dhe që janë debitorë për kontributet për veten e tyre dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, vetëm për periudhën që ata kanë patur këtë status, u falen të gjithë detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që brenda datës 31.12.2011, të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011 për periudhat tatimore të këtij viti.

Të gjithë tatimpaguesit të mësipërm, që paguajnë të gjitha shumat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deri në datën 31 dhjetor 2011, ku përfshihen edhe detyrimet që lindin gjatë vitit 2011 për periudhat tatimore të këtij viti, përfitojnë nga falja e të gjithë gjobave dhe kamatëvonesave të lidhura me detyrimet e pashlyera.

Për të vetëpunësuarit në bujqësi

Të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura, për periudhën deri në fund të vitit 2008 dhe që janë debitorë për kontributet, u falen të gjithë detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat.

Të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura, për periudhën 1 Janar 2009 deri më 31 dhjetor 2010 dhe që janë debitorë për kontributet u falen të gjithë detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që brënda datës 31 Dhjetor 2011 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011.

Të vetëpunësuarve në bujqësi, që paguajnë të gjitha shumat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deri në datën 31 dhjetor 2011, përfitojnë nga falja e të gjithë gjobave dhe kamatëvonesave të lidhura me detyrimet e pashlyera.

Periudha për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe për të cilën kontributi është falur, nuk do të konsiderohet për efekt të përftimit të së drejtës për pension sipas përcaktimeve të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për personat fizikë dhe juridikë

Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjeve e shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave juridikë e fizikë privatë të cilët nuk kanë derdhur të gjitha detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lidhura me periudhën deri më 31 dhjetor 2010, u falen të gjitha shumat e gjobave dhe të kamatëvonesave.

Subjektet e mësipërme debitorë për detyrimet ndaj organeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat, që rezultojnë nga një vendim i formës së prerë, nuk përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji. Ky ligj nuk i shtrin efektet edhe për rastet kur ka filluar një proçedim penal dhe proçesi nuk ka përfunduar.

2. Cila është rruga dhe koha e pagesave për të përfituar vjetërsinë për pensionin?

Balluku: Ashtu sikurse u theksua, nëpërmjet ligjit të mësipërm falen një masë e madhe detyrimesh të prapambetura, gjoba dhe kamatëvonesa. Për subjektet të vetëpunësuar, të cilëve iu falen detyrimet kontributeve, por që kjo nuk konsiderohet si vjetërsi kontributeve, për të përfituar nga ligji i sigurimeve shoqërore, iu jepet mundësia për të paguar detyrimet kontributeve pa gjoba dhe kamatëvonesa. Sipas mundësive financiare që mund të kenë këto subjekte, do të ishte shumë e dobishme për të shlyer këto detyrime, dhe për të përfituar të plota ato mundësi që jep legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Pra në qoftë se i përmbahemi kërkesave të legjislacionit të sigurimeve shoqërore, për të përfituar pension të plotë kërkohet që çdo person të ketë jo me pak se 35 vite vjetërsi kontributeve në punë. Kështu ata persona që nuk e plotësojnë këtë vjetërsi, mund të paguajnë detyrimet për vitet e papaguara, duke patur të favorshëm faktin që këto pagesa do të paguhen pa gjoba dhe kamatëvonesa.

3. Çfarë përfiton me këtë falje një person të cilit ndërmarrja mund t’i ketë mbajtur paratë e sigurimeve, por realisht nuk i ka derdhur këto sigurime në arkat e ISSH-së, e që tani ajo ndërmarrje mund të jetë e mbyllur ose e falimentuar? Po në rastet kur ndërmarrja funksionon ende?

Balluku: Të mbash nga paga e të punësuarit detyrimin kontributiv dhe të mos paguash këtë detyrim ndaj organeve të sigurimeve shoqërore, përbën vepër penale. Theksojmë se për subjektet juridike falen vetëm gjobat dhe kamatvonesat deri me 31.12.2010. Mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore, është një detyrim kontributiv dhe si i tillë nuk falet. Theksojmë se në këtë rast të rëndë, punonjësit që u janë mbajtur detyrimet e tyre dhe nuk janë paguar, kanë të gjithë të drejtën për të ngritur padi penale ndaj personit urdhërues dhe zbatues të këtij veprimi. Në rast se subjekti është në veprimtari ekonomike, duhet bërë denoncimi pranë organeve tatimore.

4. Po një bujk, çfarë përfiton me këtë falje kamatash?

Balluku: Në kushtet e veprimit të ligjit nr.10418 date 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, për t’u siguruar nga 1.10.1993 e deri me 31.12.2011, që përbëjnë një vjetërsi kontributive prej 18 vite e 3 muaj, fermeri duhet të paguajë 120,936 lekë në zonat fushore dhe 78,437 lekë në zonat malore. Vlen të theksohet fakti se që nga viti 1993 e deri në vitin 2002, masa e pagesës për kontributet e sigurimeve shoqërore për fermerët ka qenë 1,620 lekëvit për zonat fushore dhe 972 lekë për zonat malore. Duke patur një vjetërsi si të vetëpunësuar në bujqësi, që konsiderohet ligjërisht si vjetërsi pune në qytet, bazuar në nenin 92 të ligjit nr.7703 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, një vjetërsi e tillë e cila kalon ½ e 35 vite, që kushtëzon pensionin e plotë, fermerët përfitojnë pension të plotë si në qytet.

Po të marrim në mënyre hipotetike, sikur femeri të mos ketë vjetërsi tjetër në punë vetëm me këtë vjetërsi kontributeve si i vetëpunësuar në bujqësi, me pensionin e pjesshëm që do marrë, do e barazojë pagesën e bërë për 1 vit e 3 muaj për fermeret në zonat fushore dhe për afer 10 muaj në zonat malore.

Po kështu një favor i konsiderueshëm i bëhet grave që marrin leje lindje, të cilat përfitojnë mesatarisht nga shpërblimi i lejes së lindjes, aq sa mund të paguajnë për kontributet e sigurimeve shoqërore që nga 1.10.1993 e deri me 31.12.2011.

5. Po kushtet e përfitimit nga barrëlindja, cilat janë për të vetëpunësuarit në qytet? Po në fshat?

Balluku: Në nenin 27 te ligjit 7703 date 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqiperisë”, të ndryshuar përcaktohet se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur gjatë periudhës së përfitimit të barrëlindjes, gruaja ka kushte për një përfitim të ri barrëlindje”.

Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 42 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan qe do të ketë në barrë me shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijëve.

E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

- 80 përqind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;

- 50 përqind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim.

E ardhura për barrëlindje për gratë ekonomikisht aktive është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të pleqerisë.Nëna që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo me pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës se 42 të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.

Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 42 ditë pas lindjes.

Në Vendimi e Këshillit të Ministrave nr.1114 date 30.7.2008, me ndryshimin e fundit, shuma bazë e përfitimit për gratë qe marrin leje lindje, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1.7.2011 e në vazhdim, do të jetë 12 muaj pension baze fshati ose 12 x 7 468 = 89,616. Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 përqind të pagës minimale mujore. Aktualisht paga minimale është 17,540 lekë në muaj, pra shpërblimi është 8,770 dhe shuma që merr një grua fermere për leje barrëlindje së bashku me shpërblimin është 98,386.

6. Po në rastet kur njëra lindje kap lindjen e dytë, pa patur periudhë pune, ose duke patur vetëm disa muaj, a përfitohet pagesa e barrëlindjes?

Balluku: Gruaja për të përfituar pagesë të ardhurash për barrëlindjen e dytë duhet të ketë 12 muaj të tjerë periudhë sigurimi, përveç periudhës së sigurimit prej 12 muajsh që u vlerësua si kusht për lindjen e të drejtës për pagesë të të ardhurave për barrëlindjen e parë.Ky kusht vlerësohet se është i plotësuar edhe kur gruaja e punësuar, punëdhënëse, ose e vetëpunësuar në qytet periudhën e dytë 12 mujore të sigurimit nuk e ka të realizuar në harkun kohor nga përfundimi i pagesës së barrëlindjes së parë e deri para lindjes së të drejtës për pagesën e barrëlindjes së dytë, por e ka të realizuar nga 1.10.1993 e deri para përfitimit të pagesës së barrës së parë të lindjes.

7. Po emigrantët, në cilat fusha janë përfitues në rast sigurimi?

Balluku: një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht duhet të plotësojë këto kushte :

1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç

2. Sigurimi të bëhet para lindjes së të drejtës për përfitim nga ligji për sigurimet shoqërore.

Me këtë sigurim emigrantët kompletojnë vite të pasiguruara, për të përfituar të gjitha llojet e pensionit, Pension pleqërie, Pension Invaliditeti, Pension familjar.

Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do jetë 65 vjeç dhe vjetërsi në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë Në rast se këto periudha i kompeson me sigurim vullnetar atëherë plotësimi i periudhës prej 15 vitesh do bënte që ky të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plote mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë totalisht këtë lloj përfitimi. Pra problemi qëndron që emigrantët të mos i “djegin” ata vite që kanë në Shqipëri, por të kompletojnë vitet e munguara për të përfituar nga ligji një pension të plotë ose të pjesshëm.

8. Si mund të bëhen pagesat vullnetare dhe sa është shuma e tyre? A mund të paguhen përmes të tretëve?

Balluku: Zakonisht, sigurimi vullnetar për emigrantët është bërë në kohën kur ata janë kthyer, për pushimet verore apo në fundvitit. Po kështu shpesh sigurimi vullnetar bëhet dhe nga të afërmit e autorizuar prej tyre. Procedurat jane tepër të thjeshta dhe dokumentat që kërkohen janë, fotokopje e kartës së identitetit, ose dokument tjetër identifikimi dhe libreza e punës. Në mungesë të librezës së punës, deklarohet vjetërsia në punë. Kjo për të informuar emigrantin, për vitet që nevojiten për të përfituar një pension të plotë ose të pjesshëm. Personi i autorizuar lidh nje marreveshje me ISSH ( ne Drejtori Rajonale ose Agjensi te Sigurimeve Shoqerore), ku shenohen gjeneralitetet e personit qe sigurohet, periudha qe do te mbulohet dhe shuma qe duhet paguar. Mbas nenshkrimit te mareveshjes te interesuarit i jepet nje urdher veprimi, me an ate te cilit autorizohet pagesa ne banke. Me kryerjen e pagesës personi quhet i siguruar.

Masa e kontributit mujor per te perfituar nga kjo skeme duke filluar nga 01.07.2011 eshte 3 790 leke ne muaj, e cila ndryshon ne çdo vit kalendarik.

Edhe per sigurimin e periudhave te kaluara do paguhen me kete shume , per arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhenie zbritet 1.5 % nga shuma e kontributeve, gjashtemujore ku zbritet 3 % e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6 % e kontributeve. Keshtu per 1 vit te siguruar, emigarntet duhet të paguajnë 45,480 lekë.

9. Po në rast se një dikush është i punësuar me ditë në një projekt organizatash, si duhet t’i paguajë kontributet?

Balluku: Në këto raste ashtu sikurse përcaktohet ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.1114 date 30.07.2008, i ndryshuar, të punësuarit me mandat kushtetues, të punësuarit e emëruar, të punësuarit me kontratë pune, pa afat ose me afat më shumë se një muaj, që punojnë me kohë, të plotë ose të pjesshme, për më shumë se 87 orë në muaj, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme për sëmundje, barrëlindje, pensione, aksidente në punë e sëmundje profesionale, papunësinë dhe sigurimin shëndetësor.

Të punësuarit me kontratë pune, me ose pa afat, por me kohë të pjesshme, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, por jo më pak se niveli minimal, për barrëlindje, pensione, aksidente në punë e sëmundje profesionale dhe në sigurimin shëndetësor.

Të punësuarit me kontratë pune, me afat më pak se një javë gjatë vitit, me kohë të plotë ose të pjesshme ditore, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, në nivelin minimal, për aksidente në punë, sëmundje profesionale dhe sigurim shëndetësor.

Pra në këtë kuptim, në qoftë se një punonjës është punësuar me kontratë pune më pak se 87 orë në muaj, por më shume se 1 javë në vit, do të paguaje kontribute sipas pagës që merr por jo me pak se niveli minimal ( 17,540 leke në muaj ). Përjashtohen nga pagesa e sigurimeve shoqërore pagesat për honorare.

10. Po punonjësit ambulantë dhe punonjësit shtëpiakë, sa paguajnë sigurime? Personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.7.2011 e në vazhdim, të deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 1 800 lekë ne muaj.

Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.7.2011 e në vazhdim, është 1800 lekë në muaj.

Tabela ilustruese e pagesave pas ndryshimit të pagave

Llogaritje per te vetepunesuarit 17,540 leke/muaj
Nr Deget e Sigurimit Perqindjet % Leke/muaj
1 Dega e sigurimit -Barrelindje 1.4 246
2 Dega e sigurimit -Pensione 21.6 3,790
Shuma Sigurim Shoqeror 23 4,036
Shuma Sigurim Shendetesor 7 1,226
TOTALI 30 5,262

Perqindjet e Sigurimit per te punesuarit jane :
Nr Deget e Sigurimit Gjithsej Punedhenes Punemarres
1 Semundje 0.3 0.18 0.12
2 Barrelindje 1.4 0.83 0.57
3 Pensione 21.6 12.79 8.81
4 Aksidente 0.3 0.3 0
5 Papunesi 0.9 0.9 0
Shuma Sigurim Shoqeror 24.5 15 9.5
Shuma Sigurim Shendetesor 3.4 1.7 1.7
TOTALI 27.9 16.7 11.2

Llogaritjet ne leke per pagen 20000 leke/muaj (minimale e te punesuarve )

Nr Deget e Sigurimit Gjithsej Punedhenes Punemarres
1 Semundje 60 36 24
2 Barrelindje 280 166 114
3 Pensione 4320 2558 1762
4 Aksidente 60 60 0
5 Papunesi 180 180 0
Shuma Sigurim Shoqeror 4900 3000 1900
Shuma Sigurim Shendetesor 680 340 340
TOTALI 5580 3340 2240

Llogaritja per pagen maksimale 87,700 leke/muaj per te punesuarit ( e ndryshuar)

Deget e Sigurimit Gjithsej Punedhenes Punemarres
Semundje 263 158 105
Barrelindje 1,228 728 500
Pensione 18,943 11,217 7,726
Aksidente 263 263 0
Papunesi 789 789

KOMENTE