Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët në veri të Kosovës kërcënohen nga paramilitarët serbë
English

Shqiptarët në veri të Kosovës kërcënohen nga paramilitarët serbë

Mitrovicë, 8 gusht 2011, NOA - Jetë në ankth për banorët shqiptarë edhe në lagjet në veri të qytetit në Kodrën e Minatorëve, në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Kroin e Vitakut. Strukturat paralele serbe që kanë përkrahjen direkte nga shteti i Serbisë kanë përforcuar barrikadat kryesore në fshatin Rudar të Zveçanit dhe në fshatin Zupç të Zubin Potokut që pamundësojnë lëvizjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës.

Serbët kanë hedhur drunj dhe zhavorr në rrugë.

Kjo gjendje ka paralizuar jetën në tri fshatra shqiptare të Leposaviçit dhe ka shtuar shqetësimet në lagjet shqiptareveri të Mitrovicës.

Fati i këtyre barrikadave vendoset të martën në mbledhjen e përbashkët të kuvendit të katër komunave serbe në veri.

Do të hiqen apo do të përforcohen ato ende nuk dihet.

Nëse nuk realizohet marrëveshje do të shihet a do të ndërhyjë KFOR-i apo Njësitet speciale të policisë së Kosovës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Mitrovicë.

Situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar dhe e pasigurtë a do të vihet në binarë të duhur ashtu siç e kërkon Qeveria e Kosovës.

Ende nuk është siguruar lëvizja e lirë për policinë e Kosovës, për doganierët e as për popullatën shqiptare që jetojnë në fshatrat më veriore.

Në rrugët ku janë vendosur barrikadat mund të kalojë vetëm KFOR-i, të cilëve kur është e duhur u lejohet një krah rruge.

Ndonëse u arrit një marrëveshje për lirimin e rrugëve me 10 pikat që janë paraparë, serbët as natën e trembëdhjetë nuk u tërhoqën nga barrikadat që kanë vënë nga dita e ndërhyrjes së Njësisë special të policisë së Kosovës.

Turma njerëzish e kaluan natën aty pasi udhëheqës të strukturave paralele u thanë që të mos tërhiqen se kanë përgjegjësi të mbajnë situatën kështu deri të martën kur ata do të vendosin në Kuvendin e katër komunave serbe të veriut të Kosovës.

Natën e së shtunës ata i kanë vizituar kryetarët e kuvendeve të komunave serbe, të cilët kanë kërkuar që të jenë unikë të veprojnë për shtetin e tyre ngase edhe Serbia do të jetë pas tyre.

Është paralizuar jeta në tri fshatra shqiptare të Leposaviçit

Përveç pengesave për kalimin e policisë dhe doganierëve të Kosovës në drejtim të pikave kufitare është vështirësuar jeta për banorët shqiptarë që jetojnë në fshatrat më veriore Cerajë, Koshtovë e Bistricë.

Praktikisht është paralizuar jeta në këto fshatra ngase është ndërprerë linja e vetme e transportit, me të cilin udhëtonin banorët e këtyre fshatrave.

Ata tash mund të udhëtojnë në këmbë rreth e rrotull maleve të Shalës për të mbërritur në Mitrovicë.

Dhe kanë mbetur të izoluar e kanë vështirësi për furnizim me artikuj jetësorë, por që situata është zbutur në këtë drejtim me ndihmat që u sollën autoritetet komunale të Mitrovicës, të cilat ua dërguan nëpër shtigje e rrugica malore.

“Por ata që duhet të udhëtojnë për në Mitrovicë, për çfarëdo nevoje qoftë e kanë vështirë, e sidomos të sëmurët dhe punëtorët” tha Ejup Rushiti, të cilit i ishte dashur t’i binte kryq e tërthor shtigjeve malore për të mbërritur në Mitrovicë.

Atij i rridhnin si lumë djersët që nga koka pasi kishte bërë katër orë e gjysmë udhëtimi shtigjeve të Shalës deri në Melenicë ku e kishte marrë me vete një kamion i vogël që vinte nga fshati për në qytet.

Ai tha se do t’i nevojiteshin edhe dy orë udhëtim për të kaluar malin Majdan mbi Trepçë, për të mbërritur në Rahovë, në fshatin Lis e pastaj në Mitrovicë.

Këtij udhëtari i “orit” siç e quajti veten, iu desh të shkonte në punë, si roje në Fabrikën e pajisjeve, por që andej është detyruar të shkojë i vëllai në mënyrë që t’u bashkëngjitej shokëve për të qenë më vigjilent se mund të ndodhte ndonjë e papritur në ato fshatra në thellësi malore.

Ai thotë se ka një shkëndijë shprese që të zbatohet marrëveshja dhe përsëri në atë linjë të fillojë kombibusi për të kaluar rrugën më të shkurtër deri në fshatrat shqiptare Koshtovë, Bistricë e Cerajë.

Pasiguri edhe në lagjet shqiptareveri të qytetit

Jetë në ankth për banorët shqiptarë është edhe në lagjet në veri të qytetit në Kodrën e Minatorëve, në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Kroin e Vitakut.

Serbët kanë ndërtuar godina shumëkatëshe në Kroin e Vitakut dhe në afërsi të fshatit Suhodoll ku janë vendosur banorët shumica syresh ardhacak dhe të panjohur, por që rreth tyre lëvizin paramilitarë dhe pjesëtarë të MUP-it.

Ndërsa një shqetësim i madh i ka kapluar edhe banorët e Lagjes së boshnjakëve ku mbi 80 përqind është popullatë shqiptare e aty serbët po ndërtojnë godina shumëkatëshe me qëllim të ndryshimit të strukturës së popullatës.

Këtë shqetësim e ka shprehur edhe përfaqësuesi i lagjes Florent Azemi dhe e ka ngritur në nivel të apelit te autoritetet komunale e qeveritare për marrjen e masave të sigurisë. Pak më të sigurt ndihen banorët e fshatit Çabër komuna e Zubin Potokut.

Pas heqjes së barrikadave në Reka në kishën para Zupqit ata mund të udhëtojnë rrugës kryesore, por që serbët e këtij fshati thuhet se janë të armatosur deng dhe ka edhe snajperë që rrezikojnë udhëtarët në këtë drejtim ndaj duhet të kthehen herët në shtëpi se mund të ndodhë ndonjë e papritur, ose të udhëtojnë kah Vinarci për në Mitrovicë.

Te banorët shqiptarë është shtuar besimi te KFOR-i që ka shprehur gatishmërinë për të mos lejuar dhunën.

Kjo siç thonë ata u jep kurajo pas deklaratave të komandantit Erhard Buhler dhe qëndrimit të Kryeministrit Hashim Thaçi se s’ka kthim prapa dhe se në tërë territorin e Kosovës do vihet rendi dhe zbatohet ligji.

Dhjetë pikat e marrëveshjes që i aprovoi Qeveria janë një modus se do të zbatohet kushtetutshmëria në çdo kënd të Kosovës.

KFOR-i mund të kalojë pranë barrikadave, por jo edhe policia e Kosovës

KFOR-it ka hequr disa barrikada që kanë qenë edhe në disa pika tjera para dhe pas barrikadave që janë vendosur në magjistralin e Adriatikut në drejtim të Zubin Potokut si dhe në magjistralin e Ibrit në drejtim të Jarinjës.

Njësive të KFOR-it u lejohet të kalojnë anash edhe në barrikadat kryesore, porse tërheqja nuk është bërë.

Madje, burime të informimit nga policia dhe KFOR-i bëjnë të ditur se në pikat kufitare është shtuar kontrolli i identitetit të udhëtarëve dhe moslejimi i automjeteve jashtë suazave të marrëveshjes.

Mirëpo, ka informacione se në veri të Kosovës hyjnë edhe mallra nëpër rrugë malore, që janë kalime ilegale, si dhe grupe individësh nga Serbia sikundër bëri një grup motoristësh, që arritën deri në afërsi të barrikadave duke u dhënë kurajo pjesëmarrësve se duhet të qëndrojnë pasi kjo tokë është sofër serbe dhe se do të kenë mbështetje të përhershme.

Motoristët që në shpinën e tyre mbanin një mbishkrim MILICIJA kanë thënë se janë të gatshëm, që 240 motoristë të shoqatës së tyre kurdoherë që të jetë nevoja të hyjnë në Kosovë.

Këtë e bëjnë të ditur qytetarët që i kanë parë dhe Televizionet lokale serbe në veri të Kosovës.

Ndërkohë që Kosmetprevozi po e bënë falas bartjen e qytetarëve tri herë në ditë, me orar të caktuar, deri në barrikadën kryesore në Rudar.

Aty gjatë natës bëjnë roje meshkujt, ndërsa ditën u bashkëngjiten edhe femra e të rinj.

Ata nuk pajtohen që policia dhe doganierët shqiptarë të punojnë në pikat kufitare në portën 1 në Jarinje dhe 31 në Brnjak.

INA/NOA

KOMENTE