Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
4 adoleshentë pengojnë trenin e mallrave në Shkodër
English

4 adoleshentë pengojnë trenin e mallrave në Shkodër

Shkodër, 9 gusht 2011, NOA – Katër adoleshentë shkodranë kanë vënë pengesa në stacionin hekurudhor të Hanin të Hotit për të ndalur trenin e mallrave që shkonte drejt Tiranës.

Ngjarja ndodhi të hënën pasdite, në vendin e quajtur kthesa e Kombinatit, në lagjen Skënderbeg, pikërisht në afërsi të stacionit të trenit të mallrave në Shkodër.

Katër adoleshentët u kapën në flagrancë, ndërsa kishin vënë pengesa në linjën hekurudhore Hani i HotitTiranë, me qëllim ndalimin e trenit të mallrave, që transportonte pije të ndryshme freskuese dhe alkoolike, në drejtim të Tiranës.

katër adoleshentët e ndaluar nga policia e Shkodrës janë 16-vjeçari F. L. banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër; 14-vjeçari M. L. banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër; 14-vjeçari A. K., banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër dhe 15-vjeçari B. B., banues në fshatin “Hot i Ri”, Komuna Rrethina, rrethi Shkodër.

Adoleshentët do të ndiqen në gjendje të lirë për vjedhje të mbetur në tentativë dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor.

mit/NOA

KOMENTE
  • piuuu12:01 - 09 Gusht 2011
    mir m e kasn bo