Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulqizë, mbyllet dita e 17-të, minatorët drejt vendimit ekstrem
English

Bulqizë, mbyllet dita e 17-të, minatorët drejt vendimit ekstrem

Bulqizë, 9 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – 13 minatorët e Bulqizës refuzuan sot të udhëtonin drejt Tiranës për një marrëveshje të mundshme me kompaninë ACR.

Edhe kur ka kaluar dita e 17 e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës, drejtori ekzekutiv i kompanisë ACR, Giga Bedineishvili, tha se ai dhe kompania janë tërësisht të gatshëm dhe kanë vullnetin e plotë për të diskutuar kërkesat e grevës së urisë që lidhen me rritjen e pagave dhe me kushtet e punës.

Ai tha se është kujdesur që gjatë investimeve të përmirësohen paralelisht edhe kushtet e punëtorëve, madje pak kohë më parë u rritën edhe pagat 50 për qind.

“Kërkesat e grevës kanë ndryshuar disa herë, por ne jemi gati të bisedojmë. Greva nisi me kërkesan për të rritur pagat, pastaj u shtuan edhe të tjera. Shumica e tyre janë kaotike dhe të paligjshme, por do të bisedojmë sepse kemi 700 punëtorë atje - tha zoti Bedineishvili. - Le të bëjmë një takim të qetë në Tiranë, sepse në Bulqizë tani nuk është qetë… ACR dhe minatorët, ndoshta edhe kryetari i bashkisë së Bulqizës, sepse ai është drejtuesi i një qyteti ku shumë banorë punojnë në minierë. Minatorët e besojnë bashkiakun e tyre dhe aim und të luajë një rol konstruktiv”.

“Ne duam të flasim me 4 - 5 punëtorë të vërtetë të Bulqizës dhe jo me të jashtëm, 4 - 5 zyrtarë të kompanisë ACR dhe kryetari i Bulqizës. Njerëzit e jashtëm e vështirësojnë takimin me parakushte si vendi i takimit dhe pjesëmarrja e disa njerëzve aty. Por si mund të bisedojmë ne me njerëz që kanë ushtruar dhunë ndaj zyrtarëve dhe zyrave të kompanisë?! Le të heqin këta të gjashtë dhe të vijnë të flasim për 694 punëtorët e tjerë. Këkesat kryesore ne i kemi pranuar. Mbeten disa të tjera që duhen negociuar” - tha drejtori ekzekutiv - ACR-së. Ai tha se janë bërë tashmë 17 ditë protesta, dhe se ishte shumë i shqetësuar për këtë. Zoti Bedineishvili theksoi se ACR dëshiron që kjo situatë të mbarojë, të diskutojhet çdo kërkesë dhe të mbyllet greva. “17 ditë nën tokë nuk janë mirë për asnjeri” - përfundoi ai.

Ndërsa kryetari i konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolli, tha se grevistet refuzuan kërkesën për një takim në Tiranë nga kompania ACR, sepse nuk ishte institucionale, por vetëm një njoftim në media. Së dyti, sipas tij, greva zhvillohet në Bulqizë dhe komisioni i grevës nuk mund të zhvendoset në Tiranë. Së treti, ftesa u refuzua sepse ACR kërkoi të përcaktojë si negociatorë disa punëtorë të tjerë dhe jo përfaqësues të grevës.

Rreth orës 15.00, METE vendosi të pëezullojë punimet në minierë, ndërsa pak minuta më pas inspektorë të RISHM( reparti i inspektimit dhe shpëtimit të minierave) u fut në minierë pas më shumë se 6 muajsh, për të paditur më pas drejtuesit e grevës.

Gazetarët që shkojnë e vijnë mes Tiranës dhe Bulqizës lëshojnë alarmin: Minatorët do të bllokojnë rrugët nacionale.

Në agim të një dite të re, palët presin që dita të sjellë një situatë ndryshe, ndërsa në fund të një dite pritjetje, të tjera palë kuptojnë se loja e ping – pongut, mbetet loja më e luajtur në Shqipëri.

a.q/NOA

KOMENTE