Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ende pa zgjidhje, greva e minatorëve vijon: Politika dhe ndërkombëtarët të ndërhyjnë
English

Ende pa zgjidhje, greva e minatorëve vijon: Politika dhe ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – Mbetet pezull zgjidhja e situatës së rënduar të minatorëve të ngujuar në grevë urie prej 19 ditësh, pas përmbylljes pa një marrëveshje të takimit informal në një bar në Tiranë mes minatorëve dhe administratorit të kompanisë ACR, Giga Bedineshvili.

Njëri prej minatorëve që u takuan me administratorin deklaroi se deri më tani nuk është arritur asgjë duke bërë me dije se greva e urisë do të vijojë, madje do të përshkallëzohet më tej.

Minatori tha për mediat se gjatë takimit, të cilin ai e cilësoi si takim për kafe, përfaqësuesit e grevistëve të Bulqizës, i kërkuan administratorit investime në minierë, rritje të pagës me 40 përqind.

Por sipas tij administratori nuk dha asnjë përgjigje për kërkesat duke u shprehur se do të kontaktonte me bordin e kompanisë dhe më pas do t’u kthente përgjigje.

Papërgjegjshmëria e administratorit mbërriti deri aty sa ai duke anashkaluar situatën tejet të rënduar të minatorëve kishte kërkuar të mësonte si funksionojnë sindikatat.

Përfaqësuesi i minatorëve deklaroi se ata do të presin që sot apo nesër administratori t’u përgjigjet kërkesave të tyre.

Takimi informal prej mëse dy orësh mes minatorëve dhe administratorit të ACR-së në përpjekje për t’i dhënë fund grevës së urisë në Bulqizë u komentua edhe nga kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla.

Ai e akuzoi administratorin Bedineshvili si një aventurier, duke i bërë thirrje politikës të ndërgjegjësohet dhe të solidarizohet me minatorët e ngujuar që po rrezikojnë jetën në minierë.

Nikolla ka ripërsëritur se greva e minatorëve do të vazhdojë deri në fund duke iu bashkuar njëri pas tjetrit të 700 minatorët e Bulqizës.

“Ai është aventurier. Fatkeqësisht prej tri orësh në lokal nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat duke i ardhur rrotull kërkesave. Me këtë rast ne do të vazhdojmë grevën derisa kërkesat tona të ligjshme të plotësohen”, deklaroi Nikolla.

Ai përçoi zërin e grevistëve duke thënë se ata i kërkojnë deputetëve të të gjithë spektrit politik të lënë pushimet e të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës.

Minatorët i lëshuan një apel për ndihmë edhe ndërkombëtarëve, ambasadorit amerikan, atij të BE-së dhe OSBE-së si dhe trupit diplomatik në Tiranë.

“Do të futen në grevë të 700 minatorët, e do ta vazhdojmë grevën në përputhje me ligjin. Ne jemi të gatshëm ta kryejmë në çdo kohë takimin, por e mira do të qe në Bulqizë ku po zhvillohet greva”, bëri me dije kreu i Konfederatës, i cili nuk ishte i pranishëm në takimin informal mes gjashtë minatorëve dhe administratorit të ACR-së në një bar pranë ministrisë së Punës, e cila nuk është proncuar asnjëherë për çështjen.

Papërgjegjshmërinë e administratorit Bedineshvili, Nikolla e cilësoi një poshtërim, të cilin minatorët sipas tij do ta hedhin poshtë me këmbënguljen për të vazhduar protestën ekstreme deri në arritjen e kërkesave të tyre.

Ndërkohë disa prej minatorëve të ngujuar janë gjendje kritike për jetën për shkak të kushteve të rënda në galeritë e minierës së kromit

mit/NOA

KOMENTE